Një sekretar Shteti që prononcohet për godina komunash

Postuar në 31 Maj, 2023 09:54

Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar sot sekretari amerikan iShtetit, Anthony Blinken. Ndër të tjera ai shprehet

Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacionet alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe t’u kërkojnë serbëve të Kosovës të ndalin sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme

Tani me godinat mund të merret ambasadori apo ndonjë zyrtar si Escobar, por jo një sekretar Shteti. I cili duhet të na thotë: po më 6 janar pse nuk u zhvendos Kongresi amerikan? 
Kur vjen puna që brenda një territori të NATO-s bëhen lëshime të tilla që kanë të bëjnë me rendin dhe funksionimin e një shteti, çfarë mund të presësh për përballje në një shkallë.më të gjerë

Është tërësisht e gabuar që një shtet sj ShBA të dëshmojë dobësi për një çështje të tillë, dobësi që afekton në parim një prerogativë demokratike të një qeverie. Imagjinoni mandej sesi z. Blinken gati po i lutet Vuçiçit për të mos sulmuar forcat e KFOR. Megjithë respektin, por ky është së pari turp për SHBA të ketë një sekretar Shteti të tillë. 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Kjo situate me kujton nje barcalete me Nastradinin, i cili pasi degjoi njeren pale ankuese i tha qe kishte te drejte, pasi degjoi palen tjeter i tha se kishte po ashtu te drejte, kur sekretarja e gjyqit i thote se nuk mund te kene te drejte te dyja palet, ai i thote se ke plotesisht te drejte! Formalisht Kurti ka te drejte, sepse procedura demokratike eshte ndjekur sipas rregullave te shtetit ligjor; por edhe banoret serbe kane te drejte, sepse nuk i kane zgjedhur kryekomunaret shqiptare. Kurti do ta coje deri ne fund zbatimin e procedures demokratike, qofte edhe duke perdorur mjetin e fundit sic eshte perdorimi i forces, edhe ky i njohur nga shteti ligjor; serbet i pergjigjen me te njejten mase, ne kuptimin po me dhune, pavaresisht se dhuna e tyre nuk justifikohet ligjerisht si ajo e Kurtit. Amerikanet, te cilet jane protektoret de fakto te shtetit te Kosoves, acarohen sepse, pamundesine e shtetit te Kosoves per te kontrolluar Veriun, e sheh t'u hidhet si barre nga kurti, duke i vene para dilemes: ta paraqiten te forte, ashtu sikunder e heqin veten, apo te paraqiten te dobet, sic thuhet ne shenimin me lart?!
Natyrisht, ketu ka shume gjera te tjera qe hyjne ne loje, qe kane te bejne me gjeopolitiken, jo vetem rajonale dhe qe ne nuk i dime, apo nuk i kemi te qarta aq sa duhet e qe natyrisht nuk do t'i kemi asnjehere.
Tani, imagjinoni per nje cast Kosoven nje shtet teresisht te lire dhe ta pavarur ( pa hije proteksioni perendimor apo te cdolloji), si cdo shtet tjeter ne Europe dhe Serbine keshtu sic eshte, te dyja ne perballje singulare per ceshtjen e komunave serbe, pa nderhyrjen e paleve te treta!
Do te ndodhte pikerisht kjo qe po ndodh ne Ukraine, por me nje dallim shume te madh: nje Serbi njeqindfish te favorizuar ne arritjen e qellimit te vet, dhe nje Kosove po kaq te pafavorizuar ne mbrotjen e territorit te vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.