Fituam, vera erdhi. Hajde bëjmë sikur autokritikohemi!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur turin e falenderimeve. Është ndalur në Gjirokastër, ku bashkë me turzmin dhe drekat e bollshme që konsumon në bujtina apo restorante të cilët i promovon në Facebook, ka përsëritur zakonin e autokritikës. Kur mendon se ka zyra shteti, që ua përplasin njerzve derën në fytyrë, kur mendoj se kemi drejtues të shtetit, që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që ne nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot.
Duhet ta kuptojmë drejt se çfarë ka ndodhur më 14 maj dhe ta kthejmë në mbarësi për sa më shumë njerëz qeverisjen tonë. Aksush nuk duhet të ndihet i përbuzur, nëpërkëmbur, i pabegensiur nëse është qytetar i këtij vendi. Të gjithë duhat ta ndiejnë që janë pjesë e komunitetit
ka thënë z. Rama.
Në stilin e partisë që unifikohet me shtetin, kryeministri ka sjellë kështu në vëmendje pjesën e tij të preferuar teatrale: jam gjithë sy e veshë për hallin e qytetarëve.
Sa vjet kemi që dëgjojmë për “drejtorë që na nxjerrin bojën”? 10 vjet. Asgjë nuk ndryshon. Dhe sa herë media vë gishtin mbi afera të caktuara, z. Rama shfaqet në kundërveprim për të thënë se janë shpifje dhe baltë. Në fund të fundit, largimet i dikton ai, por me takt, diplomaci, që të mos duket se korrupsioni po detyron lëvizje politike.
Është paradoksale nga ana tjetër që njeriu i lumtur dhe entuziazmuar me revolucionin digjital në shërbimet publike flet ende për zyra shteti që tallen dhe nëpërkëmbin qytetarët. Po si vallë nuk u ngrit njëherë standardi i problemeve në këtë vend? Si vallë shteti mbeti kanceri i kësaj shoqërie?
Është një pyetje komplekse, të cilën një njeri si z. Rama e sfumon me rrëkëllimën verore të autokritikës që I shkel syrin njerëzisë, e begenis atë, për të dërguar mesazhe kërcënimi dhe mbjellë pasiguri te të tjerë. Të cilëve në fund të fundit u kërcënohet detyra, jo pasuria që kanë vënë me abuzimet për të cilat flet kryeministri. Sepse ai pasurinë nuk e zë kurrë në gojë, sikundër e di shumë mirë që zyrtarë të proceduar për korrupsion i pati të angazhuar në fushatën e fundit në disa qytete. Kuptohet duke bërë sikur nuk I sheh. Sikundër bën sikur nuk i sheh edhe votuesi, që ka rënë dakord se pa korrupsion nuk quhesh I zgjuar. E po nuk ishe i zgjuar nuk i duhesh kujt. Ndaj këtë bajatosje ordinere, përcjellë me shqipen e qofteve dhe biftekut do ta dëgjojmë përherë si refren në këtë vend që zvarritet triumfator.
s.zaimi
Comments
Ndonje gabim ka bere ky i
Ndonje gabim ka bere ky i pagabueshmi apo si gjithnje jane te tjeret qe kane shperdoruar besimin e tij.
Eh!
Ka qene nje kohe kur "te urtet" e ketij vendi, me nje pamje pak te vrenjtur ne fytyre thoshin:
"Eh!, Ujet del i pater nga burimi po e turbullojne rruges".
E mbani mend apo jo? Ja me duket se u rizbulua burimi i vjeter me uje te kulluar (ne fakt ka mjeker, po s'prish pune), dhe te gjithe zuzaret qe e turbullojne rruges u gjenden ne pune perseri.
Add new comment