Tritan Shehu: Shqipëria do të votojë kundër Palestinës
Në Asamblenë e Përgjithshme të këtyre ditëve në OKB do të ketë një çështje mbi të tjerat: ajo palestineze, e ‘provokuar’ nga Abu Mazen, udhëheqësi i Autoritetit Kombëtar Palestinez, i cili i ka hipur avionit për në New York me idenë për t’u kthyer mbrapsht në mos me lajmin e Palestinës i shtet anëtar i OKB-së, të paktën me lajmin e Palestinës me statusin e shtetit jo anëtar, gjë e ngjashme me statusin e Vatikanit.
Nuk duket e lehtë. SHBA-të janë të shqetësuara, pasi kërkesa e Abu Mazenit për të njohur shtetin e Palestinës bëhet nga pozita unilaterale e të pakoordinuara me të tjerë, dhe kjo konsiderohet si një minë në procesin e paqes të filluar me kohë, e të bazuar tek negociatat dy e shumë palëshe. Kreu i AKP-së do të mbajë fjalën e vet në Asamble, dhe do të rreshtojë arsyet pse e bën këtë kërkesë. Menjëherë më pas ai do t’ia dorëzojë këtë kërkesë Ban Ki Munit, dhe në vijim do të jetë radha e diskutimit në Këshillin e Sigurimit. SHBA-të e kanë të lehtë atje, pasi mund të vendosin veton, por diplomatët amerikanë duan të arrijnë gjithçka pa qenë nevoja të shtjenë në punë të drejtën e vetos, e cila do të ishte ‘konsum e investim’ i madh për superfuqinë e vetme të planetit. Ende nuk janë përcaktuar qëndrimet e të gjithë anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ku bën pjesë dhe Bosnja, përveç të tjerash; mbi këtë të fundit po ushtrohen presione të jashtëzakonshme. Nga njëra anë është Brukseli, që i kërkon Bosnjës të rreshtohet me të (ndonëse nuk ka akoma një qëndrim të Brukselit), nga ana tjetër janë SHBA-të, që kërkojnë të refuzohet ideja e Palestinës si shtet anëtar i OKB-së.
Do të përditshme shqiptare linin sot të kuptohej se edhe Shqipëria është në pikë të hallit në këtë mes. Por duhet thënë se vota jonë vlen vetëm për në Asamble, ku do të votohet për pretendimin minimal të Abu Mazenit, dmth atë të njohjes së statusit si shtet jo anëtar, gjë që arrihet me 2/3 e votave të delegacioneve (janë mbi 190). Kuptohet, në këtë rast nuk vihet në kandar ndonjë gjë e madhe, rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për ndonjë mundim të madh për palën shqiptare. Por edhe sikur të kërkohej ndonjë mundim i madh, Shqipëria e ka gati zgjidhjen: është me SHBA-të. Këtë ka lënë të kuptohet Tritan Shehu në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Re.Pu.
Comments
Ky eshte nje qendrim i

Ky eshte nje qendrim i pakuptimte i qeverise shqiptare sepse Shqiperia e ka njohur sovranitetin e Palestines ne vitin 1988. Vertet kjo eshte bere nen nje regjim tjeter, po asnje shtet nuk kthen kokeposhte cdo vendim, njohje, kontrat apo obligim te nje regjimi pararendes dhe Shqiperia nuk ka deklaruar nje gje te tille. Qendrimi eshte edhe i paprincipte kur eshte se Shqiperia mbeshtet principin e te drejtes se sovranitetit te popujve (Kosova), por nuk ka konseguencen e principeve qe pretendon. Si mund te meren kerkesat e saj seriozisht. Qendrimi eshte edhe jo konseguent. Shqiperia pretendon se kerkon ti bashkohet bllokut te BE dhe qendrimi jo unanim por dominant pro Palestines u be i qarte keto dite edhe nga artikulli i botuar edhe ne shqip nga Solana dhe Ahtisari. C'kuptim atehere ka kjo vote ndryshe. Se fundi kjo vote behet pro nje shteti qe refuzon te njohe Kosoven, si Izraeli, dhe ne kundershtim me sensitivitetet e vendeve mbeshtetjen e te cilave Shqiperia shpreson te arije per Kosoven: Egjipt, Libi, Siri, Kuvajt etj, etj,e etj.

Plotesisht dakord me Eltonin.
Plotesisht dakord me Eltonin.
Kjo do të thotë se qeveria

Kjo do të thotë se qeveria Shqiptare para interesave të Shqipërisë e Kosovës vendos ato të Amerikës.

Por thellë, thellë, as Amerika nuk e jep me qejf votën kundër, pasi Obama vetë i kërkoi kryeministrit Izraelit bllokimin e kolonive dhe rimarrjen e debatit. I acaroi dhe mardhëniet me Izraelin për shkak të sjelljes të Izraelit. Por ja që në afrim janë zgjedhjet dhe qeveria amerikane nuk del dot hapur kundër Izraelit dhe elektoratit hebre në Amerikë. Prandaj dhe Amerika bën një kundërshtim pa shumë forcë, se ndryshe as Palestina nuk shkonte dot në OKB për të bërë këtë kërkesë, por diplomacia nganjëherë është edhe hipokrite... Tjetër thotë e tjetër mendon në të vërtetë (Burrë shteti vs i korruptuar - ju kujtohet besoj).

Kurse kto leshkot tanë, jo vetëm nuk kuptojnë se çfarë po bëjnë por edhe ja fusin vetes sepse kur të vijë radha e Kosovës për të hyrë në OKB, atëhere Izraeli siç e ka thënë vetë, do të votojë kundër por si reagim do të votojnë kundër edhe vendet që do ta mbajnë mend votën Shqiptare.

Në diplomaci hipokrizia është normale, kurse skizofrenia është shumë e rrezikshme. Por me kë flet...

Nese Shqiperia voton kundra

Nese Shqiperia voton kundra Palestines, te mos shkoje te trokase me ne dyert e vendeve Arabe e Islame per njohjen e Kosoves...

Nuk e di a i lexon njeri

Nuk e di a i lexon njeri komentet tona dhe sa peshe kane ato, por nese zeri yne do te mund te shkonte deri tek poltikberesit shqiptar se paku ti thuhej: qe mos beni budalleqe per hir te ca thirrjeve histerikeve te modelit te gazetes 55, ...palestinezet kane 20 vjet qe negociojne me Izrealin dhe skane cte humbin apo fitojne me me keto bisedime pa fund, Kosova priti shume me pak se Palestina per tu shpallur pavarsine, keshtu qe nuk ka me arsye qe palestinezet te presin oreksin e Netanjahut edhe 20 vjet te tjera per te kerkuar nje te drejte legjitime, procesi i paqes ashtu sci ka nisur nuk ka per te perfundur kurre... keshtu qe ne nuk kemi pse behemi pjese e budallekut izraelit apo edhe atij amerikan qe per cudi i shkon pas cdo arrogance te ketij shteti dhe e mbron me shume sec mbron veten e tij...per arsye pragmatiste dhe jo morale qe dihen tashme nga te gjithe

Add new comment