Kush e shet ende votën me 5000 lekë?

Postuar në 13 Maj, 2023 23:32

Media të ndryshme kanë raportuar se kandidati i koalicionit opozitar për Himarën, Fredi Beleri, ka tentuar të blejë vota me shumë 40 mijë lekë. Kjo për tetë persona. Kjo hollësi ka rëndësi. 

5000 lekë vota është si të thuash standardi i vjetër i blerjes së votës si lajm i pakonfirmuar zyrtarisht në Shqipëri. Prej vitesh përflitet kjo shifër. Mirëpo lajmi në vetvete duhet të shqetësojë shumë edhe shumicën. 

Pse? Sepse nuk përkon niveli i mjerimit që implikon kjo shifër për korrupsion elektoral me pretendimet e qeverisë për mirëqenien. 

Spoti kryesor i z. Rama për fushatën flet për “një ekonomi që fuqizohet”, premtimi kryesor i tij ishte rritja thelbësore e pagave, ndërkohë që për vitin 2022 rritja ekonomike raportohet me 4.8%. 

Nëse sheh ofertat online për punë, pagat nuk zbresin poshtë 600 euro për punë që kërkojnë një kualifikim bazë. Si vallë atëherë dikush në Himarë, një ndër zonat më të pasura, kemi manipulim me 5000 lekë të reja për votën? Shifra me të cilën shitet vota në rastin e kësaj akuze vë në diskutim jo vetëm statistikat zyrtare për ekonominë në vend, por edhe pretendimin e kryeministrit se shqiptarëve për politikë nuk ua ha qeni shkopin. 

Episodi është me natyrë të fortë ilustruese dhe kontrakton të vërtetat që shpall propaganda zyrtare duke nxjerrë lakuriq një Shqipëri që nuk ka më skrupuj. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po anakizoj pak faktet qe ke permendur me siper
Fakt 1: paga ne Shqiperi eshte mbi 500 euro
Fakt 2: shitet vota per 5000 leke (i pakonfirmuar)
Fakt3.arrestoget Fredi Beleri per shitje votash (i pakonfirmuar.)
Fakt 4. Kryeministri genjen, ne fakt shqiptareve ua ka ngrene qeni shkopin ne politike por ata nuk e kane kuptuar.
Konkluzioni:lirini Fredi Belerin pasi pergjimet nuk jane fakte "pertej cdo dyshimi" pasi ...5000 leke jane pak. Dhe fajin e ka S... Edi.

Submitted by Eleni (not verified) on

Nje tentative me shume detaje anesore per te hedhur pluhur mbi faktin e shitjes se votes ne Himare. 5, 50 a 500, leke apo euro, fakti eshte qe ai burri eshte kap me presh ne duar.
Zgjidhja me e mire eshte qe ai krimineli te kalbet te burg, zgjedhjet te ribehen, dhe ps te caktoje nje mysliman nga kukesi si kandidat. Do fitoje automatikisht shqiptaro-greku i zones qe ti dale para. Dhe tutti felici e contenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.