Zelli i veçantë për të mirëkuptuar Serbinë

Postuar në 28 Prill, 2023 19:45

Në një deklaratë të tijën në Greqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha ndër të tjera se Serbisë nuk i duhet bërë presion për sanksionet ndaj Rusisë, për shkak se Serbia varet nga gazi rus. Ky është një argument komod. Mirëpo edhe Gjermania varej nga gazi rus, edhe Hungaria, edhe Ukraina, e megjithatë askush nuk pësoi kolaps për shkak të sanksioneve.

Është e drejta e Serbisë të mos vendosë sanksione ndaj një vendi apo një tjetri. Problemi këtu është mënyra dhe argumenti me të cilin politika e saj mbrohet në Tiranë.

Në korrik të vitit 2022, ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajloviç, do të shprehej se Serbia ka nisur punën për diversifikimin e furnizimit me gaz dhe se ajo po planifikon një lidhje afatgjatë furnizimi me Azerbajxhanin. Në këtë kuadër është rëndë dakord për linja ndërkonjeksioni me vende të ndryshme në rajon, ndërkohë që është parashikuar furnizim me gaz të lëngshëm nga Greqia.

Impasi që krijoi politika e sanksioneve nuk çoi në kolaps askënd, madje edhe për grurin u gjet gjuha e përbashkët për të mos ndëshkuar vende të tjera me bukën. Nga kjo pikëpamje z. Rama do të duhet të thotë p.sh se çfarë varësie ka vendi ynë nga gruri ukrainas, për të kuptuar më mirë sesa e arsyetuar me rastin serb janë sanksionet e Shqipërisë.

Edhe ministri i Jashtëm serb, por edhe Vuçiç, e kanë lidhur qëndrimin e tyre për sanksionet me Kosovën dhe faktin se Rusia është i vetmi aleat real i Serbisë në këtë diskutim, përderisa me të drejtën e vetos në OKB bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Madje Daçiç është shprehur ditë më parë se edhe nëse Serbia i bashkohet sanksioneve, Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën. Pra e lidhi faturën e politikës së sanksioneve me një çështje të politikës së jashtme, në të cilën Serbia ka investuar aq shumë, saqë nuk mund t’I lejojë vetes që të humbasë me një akt të vetëm. 

Nisur nga e gjitha kjo, mbi cilën premisë z. Rama e mbron Serbinë me argumentin e gazit? Aq më tepër që me pandeminë u bë e qartë se rrugët për të marrë atë që mungon ekzistojnë, pavarësisht vështirësive.

Z. Rama e di shumë mirë që nëse Serbia detyrohet t’u bashkohet sanksioneve, pozita e saj për çështjen e Kosovës ndryshon: ajo mund të marrë mbështetje nga Perëndimi në këtë kontekst, por është e sigurtë se ka prerë një degë të lirisë së saj strategjike, duke e vendosur çështjen e Kosovës ekskluzivisht në suazën e diplomacicsë perëndimore. Një kryeministri shqiptar kjo do t’i interesonte. Është e çuditshme pra se pse një kryeministër në Tiranë e redukton kështu shpjegimin e qëndrimit të Serbisë dhe pse Kosova del nga ekuacioni. Mirëkuptimi për pozitën e tjetrit ka rëndësi dhe vlerë, por në fazën e tanishme Serbia po detyrohet që të pranojë për Kosovën atë që ka mohuar deri më tani. Zoti Rama nuk është dakord me këtë gjë? E drejta e tij patjetër, por nëse arsyet e Serbisë për të qenë mike e Rusisë dihen dhe kuptohen, arsyet e Edi Ramës për këtë qëndrim nuk kuptohen.

s.zaimi

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Imagjinoni per nje cast Berishen t'i bente keto gjera qe po ben Rama sot. Imagjinoni Berishen ne miqesi te ngushte me Vucic. Imagjinoni Berishen duke bere keto deklarata ne mbrojtje te qendrimit te Serbise dhe duke e justifikuar ate. Imagjinoni Berishen ne miqesi te ngushte me Erdogan. Imagjinoni Berishen duke kritikuar Europen per qendrimin e padrejte ndaj Turqise. Imagjinoni Berishen ne dasmen e djalit te Erdogan si i ftuar nderi.
Pasi t'i keni imagjinuar keto, a mund te imagjinoni se c'mund te benin socialistet, analistet e tyre por edhe te gjithe ata te zones mender gri, qe sot heshtin si fije bari, por edhe kur flasin, e bejne sikur te ishte nje gje krejt normale kjo?!

Submitted by Aqif (not verified) on

Ty te ka erresuar syte dashuria dhe zelli qe ke per Berishen, shpiritn ta ka prishur fondamentalizmi katoliko-shpellor qe sic dikur, te pwret e tu thonin: " me mire ne mal me ujkun se sa ne qytet me turku, ( muslimanin)".
Babezia dhe "dashuria" qe ju keni apo respekti e fqinjesia e mire me tjetrin duket qe kur sheh shtepite tuaja, apo kullat qe dikur jetonit ne to. Te ndertuara me dritare si ato te burgut, te vogla, larg njera tjetres me km, te ndertuara per lufte.
Pse? Sepse vella vrasja, hasmerite ishin pjese e jetes suaj, dhe jane akoma. Mos shkuarja mire me fqinje ishte dhe eshte akoma, prandaj kur, turqit ne shehir jetonin ne paqe e fqinjesi duke ndertuar ura, hamame, pazare e qytete, ju ishit te zene me hasmeri.

Kur Erdogani ewhte i zene duke te ndertuar shtepi per te varferit ne Lac, spitale, shkolla e ushtri, Vatikani yt dhuron vetem 15 mije euro per termetin. Evropa jote eshte e zene tok me aameriken duke ndertuar mijera kisha kato- evangjeliste apo duke marre salla me qera per ushtrite e evangjelizmit, deri ne Konispol ku nuk ka asnje katolik.
Ky shtet eshte duke ua pare sherrin njerezve sikur ti qe ne kete shekull e shikojne dhd gjykojne miqesine shteterore sipas fese se tyre. O njeri plagprishes. Dikur na flisje per "demokracine" amerikane qe tashme i ka plasur cipa....... demokraci qe ne cdo cep te Botes ka kryer genocide me bomba atomike e sulfur.
Sot, sikur te shkosh ne cdo xhami te Shqiperise, askush nuk do te gjykoj miqesine e shtetit tone sipas besimit te fese, por ja qe ne grigjen katolike ju akoma gjykoni sikur te jeni ne Mesjete, sepse ecni mbrapsht, dhe mutin e perendimorit e hani per hot dog.

Te kthehemi te ashiku yt Berisha, nuk e imagjinojme per ato qe ka bere por ia vertetojme.
Thyerjen e embargos me Jugosllavine, furnzimin me nafte ushtrise se tij, bashkpunim me Bullatovicin dhe Arkanin. Vrasjen e elementeve te UCK se dhe Remzi Hoxhen, djegjen e Shqiperise, Genocid ne Tropoje, vjedhjen e floririt te ashtetit ne mal te Dajtit etj etj.

Submitted by Robert Ferrero (not verified) on

Axhenda majtiste i ka rrënjët të thella. Për mendimin tim ndeshja e fortë e rradhës në glob do të jetë ideologjike. Por kam frikë se avancimi i të majtës në ideologji përkon edhe me avancimin teknologjik. Të djathtës përpjekja e saj konservatore do ti shihet e lexohet si frenuese e zhvillimit teknologjik. Kam frikë se këta pushtat majtistë janë hapa përpara. Vetëm shfarosja bën punë me ta. Në atë stan hyn edhe Rama, pushti i kozmopolitizmit ballkanas që popullin e vet le ta ketë bythëzbuluar, por parimet kanë rëndësi. Tja shtrydhësh loqet

Submitted by dori (not verified) on

Besoj se shumekush mendon sesi ka kaq guxim ky Rama te shkoje deri aty sa te beje avokatin e Serbise ne raport me Europen. Duhet te jene dy faktore qe te mundesojne nje guxim te tille: nxitja nga ana e patnereve perendimore, qe Shqiperia te luaje nje loje sa me paqtuese per te terhequr Serbine drejt perendimit ( kete , sharlatanet analiste te socialistes, e paraqesin si "loje gjeniale diplomatike te RAmes") dhe mirekuptimi i atyre qe e kane zgjedhur per Kryeminister, pra mirekuptimi i shumices se shqiptareve. Arsyen e pare po e kuptojne te gjithe; arsyeja e dyte mund te jete paksa corientuese per shumekend, per shkak se nxjerr zbuluar nje fakt qe eshte tabu te flitet per te, qofte edhe nga analistet me kurajoze; e kam fjalen per njelloj sllavo-filie ne pergjithesi, qe mund te zbethehet ne ruso-fili dhe me tej akoma ne serbofili, kjo e fundit me e ndrojtur, tek elektorati socialist. Nese do te kishte edhe me te voglin dyshim per kete, Rama as qe do ta merrte guximin te thoshte te mijten e ketyre qe thote tani.
Tani, per ironi, po te mbante Berisha kete qendrim qe mban Rama ndaj Serbise, vete socialistet do ta shpallnin tradhetar; 1997 dhe 21 janari do te ishin lule ne krahasim me ata cka mund te benin keto qenie te percudnuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.