Kreu i Flotës Detare: Leonard Demi “vë pikat mbi i”

Postuar në 07 Prill, 2012 04:41

Debati në komisionin parlamentar të Sigurisë lidhur me urdhërin për emërimin e komandantit të forcave detare ishte, si shumë debate në komisionet parlamentare, surreal. Doni një provë? Deputeti Lutaj përmendi nenin 169 të kushtetutës, pikën 3, ku bëhet një përcaktim ‘llokum në gojë’ për këtë procedurë: “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Ka një pohim më të qartë se kaq?

Shikoni tani përgjigjen që dha kryetari i këtij komisioni, Leonard Demi, në një rrethanë të tillë: “Për emërimin e komandantit të Flotës Detare lexuat ligjin 169 të Kushtetutës, pika 3, dhe ne me vendim të komisionit ngremë një grup mbikëqyrjeje dhe vërtetojmë nëse ato që ne pretendojmë janë të vërteta apo jo, nëse ka shkelje ligji apo nuk ka. Por ne do ta ngremë këtë grup kur ta miratojë komisioni ynë, dhe ju jeni i ftuar të jeni pjesëtar, siç jeni te grupet e tjera. Ne do t’ia lemë në dorë komisionit për të bërë verifikimin përfundimtar.”

E.G.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kta mire qe bejne rolin e budallait kur eshte fjala per interpretim te kushtetutes (shif rastin e presidentit), por bejne edhe rolin e qorrit kur eshte fjale per te lexuar (rasti i emerimit).&nbsp; Nderkombetaret ktu me duket se ja kane varur fare e mbyllin me nje &quot;Shqiperi hesapi&quot; dhe e lene me aq.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Me vjen keq, por lexuesi i mesiperm nuk e paska kuptuar si duhet situaten: nderkombetaret nuk ia kane varur, por ka 20 vjet qe SB ka punuar intensivisht per t&#39;i manipuluar nderkombetaret dhe ia ka arritur. Ndersa popullit tone i ka hedhur trute e gomarit dhe me keto tru populli del si bagetia ne rast fushatash, drejtohet si bagetia te radhet e pagesave (jo Bathorja dhe zonat si ajo). Kjo eshte e verteta.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.