Gramoz Ruçi: Koalicion me LSI-në? Pse jo, por …

PS-ja është konfuze lidhur me një koalicion para apo pas zgjedhor me LSI-në. Vërtiten në këtë çështje mes qasjes së kërkuar moraliste (hedhin tezën se “LSI-ja është e korruptuar, ndërsa PS-ja jo”, por kjo s’u ngjit shumë), dhe qasjes amorale pragmatiste (e shprehin hapur se në instancë të fundit, fitorja do të vijë me vota, dhe LSI-ja është, kuptohet, një thes me vota). Herë del dikush që thotë se “me LSI-në nuk ka kurrë koalicion” e herë tjetër del dikush që thotë se “kurrë nuk thuhet kurrë”. Këtë të fundit e tha dje Gramoz Ruçi në programin e Pezës. Është i pari socialist që ecën qartazi në binarë pragmatistë. Ja çfarë tha ai saktësisht:
“LSI, sipas programit të saj dhe të spektrit ku qëndron, është shumë afër nesh. Ka dalë nga ne. Kjo forcë politike sot është në pushtet. Nuk bëhet fjalë që ne të na kërkohet sot një përgjigje që jeni apo s’jeni dakord. I takon partisë që është në pushtet, unë jam në opozitë me të. Ai duhet të hedhë hapin të dalë nga pushteti, të radhitet në opozitë dhe unë në politikë, siç kam thënë, kurrë nuk duhet thënë kurrë….Ne futemi në këtë betejë elektorale dhe ajo që ne luftojmë, është që jemi me pikësynimin që të fitojmë, të kemi garanci të plotë te qeverisja jonë me rezultatin minimal që i duhen vendit 71 vota. Ky është objektivi ynë.”
Re.Pu.
Comments
une mendoj qe Ruçi duhet te
<p>une mendoj qe Ruçi duhet te jete me pragmatist.Qe te fitoje me siguri,ai duhet te binde Berishen qe te rrezoje qeverine dhe pastaj te beje koalicion me Berishen.Jam i sigurte qe PS po beri koalicion me PD do t'i fitoje zgjedhjet,dhe s'kane nevoje as per LSI.Tani,thone qe Saliu,Meta kane vjedhur dhe vrare,psh termin"kokepalare"Meta ndoshta nuk e pati me te keq,ndoshta deshte te thoshte qe do ikte nga qeveria sikur protestuesi e 21 janarit te vinin te tere me koken e lare ne proteste.Do pare kjo pune,ose nuk do qe keq qe Rama dhe Ruçi te futeshin ne PD;do t'a kishin te sigurte fitoren.Mesa kuptoj une politika nuk qenka vetem kurve,qenka nje derr haleje,por me kushtin qe nuk shkohet ne kete derr haleje pèer t'u zbrazur,po per t'u mbushur.Ja,keshtu muhabeti!</p>
Nuk e di se si e ka thënë
<p>Nuk e di se si e ka thënë Zoti Ruçi por të kërkosh të bësh kompromis me një hajdut ja dy herë ajdut dhe me këtë mentalitet kur mos ardhshi në pushtet dhe sa për fotografinë e përshendesë zotin Zej një pozë e shëkqyer për të treguar se si mund të luftohet korupsioni</p>
Add new comment