Karriget e paqes kujtojnë luftën

Postuar në 06 Prill, 2012 11:19

Plot 11 541 karrige bosh u vendosen sot në rrugën kryesore të Sarajevës, përpara të cilave u mbajt një koncert përkujtimor për 20 vjetorin e luftës në këtë vend. Karriget  e kuqe përfaqësojnë gjakun e 11 541 të atyre që humbën jetën 20 vjet më parë kur forcat serbe mbajtën qytetin për muaj të tërë nën rrethim. “Menduam për një organizim të tillë në nder të kujtimit të viktimave. Në këtë mënyrë kërkojnë t’i japim botës edhe një mesazh paqeje për të thënë që njerëzit këtu janë të prirur t’i gjejnë zgjidhjen në rrugë paqësore”, -citohet organizatori, Haris Pashoviç.
Lufta në Bosnje filloi në prill 1992 dhe mbaroi në dhjetor 1995. Ajo ishte më e përgjakshmja në Ballkan me rreth 100 mijë të vrarë.

S.E.

 

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>Krimet e Serbeve ne Bosnje dhe Kosove nuk duhen harruar kurre. Pse nuk ben dicka Kosova apo Shqiperia per ta mbajtur gjalle kete memorie? A ka noj dokumentar shqiptar per krimet e serbeve ne Kosove? A ka dokumentim te viktimave te vrasjeve, perdhunimeve, e shkaterrimeve? Pse nuk behet nje muze i luftes e te dalin ne drite keto krime e te kerkohet llogari ndaj serbeve per kapjen e krimineleve te luftes?</p><p>&nbsp;</p><p>Pse, pse, pse???</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Karriget e kuqe nuk perfaqesojne vetem ngjyren e gjakut. E kuqja eshte edhe simboli i fuqise njerezore, i patos-it, i fitores, i zjarrit dhe simboli i arenes se jetes me vdekjen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.