SHËNIM: Një fitore? Apo një rast i artë i humbur?

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:03
Adrian Thano

A mund të bëhej në Shqipëri një proces demontimi armësh kimike nën mbikqyrjen amerikane? Ndoshta po, ndoshta jo, këtë nuk do ta mësojmë dot më. Kreu i qeverisë shqiptare nën presionin e protestuesve tha JO. Një fitore? Apo një rast i artë i humbur? Sot jemi ende të emocionuar; nuk jemi gati për përgjigjen. Por do na duhet t’ia ribëjmë vetes këtë pyetje shumë shpejt. Nuk di pse kam bindjen që shumë shqiptarë të cilët sot gjykojnë se u arrit një fitore, do ta mendojnë ndryshe këtë punë kur zemrat t’u ftohen.
Shqipërisë iu kërkua të ndihmonte në një problem urgjent dhe me rëndësi të madhe. Dhe nuk iu kërkua falas. Shqipëria kishte njëherazi detyrimin të ndihmonte ata që Shqipërinë e kanë ndihmuar shpesh. Shqipëria tha JO. Kishte rrezik? Sigurisht. Por disa gjëra duan guxim. Ky guxim na mungoi. Këtë herë ia mbathëm. Nga miqtë, nga detyrimet, nga puna. Ndihemi krenarë që shpëtuam veten. Po mund të ndiheshim ca më shumë krenarë nëse do ta provonim dhe do dilte me sukses. U treguam protestues të mëdhenj? Apo njerëz të vegjël?
Ajo që ndodhi po përshëndetet si fitore e demokracisë. Sot, po. Po nesër? Kjo protestë mund të ishte vërtet spontane dhe e sinqertë. Na mësoi që nuk ia paskemi më frikën sheshit përballë kryeministrisë. Dhe shumë mirë që më në fund ngjau. Po marifetçinjve të protestave çfarë u mësoi? Jam i sigurt që ata do rikthehen aty në shesh me kauza të tjera të sajuara. A do tërhiqet vazhdimisht kryeministri? Sa herë do tërhiqet? Kush do lodhet më shpejt?
Meqë jemi te kryeministri: Edi Rama fitoi apo u dorëzua? Ja një pyetje tjetër, përgjigjja e së cilës do kërkojë pak kohë. Sot mund të rikonfirmojmë që Edi bën fjalime të bukura. Ka mundësi që pas shumë vitesh t’i recitohen siç recitohet sot, Noli. Një javë pas 21 janarit përshembull i bëri njerëzit të qanin në shesh. Qau dhe vetë, me sa mbaj mend. Por ja që për 21 janarin nuk është bërë ende drejtësi. Lotët u thanë, fjalët i ka marrë flladi, veprat ende i presim.
Dhe meqë mbërritëm te veprat në pritje, vijmë te Berisha; mizerja që nuk na shqitet nga këpucët, një lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale. “Filoamerikani” i tërbuar, i shndërruar në antiamerikanin më tinzar në 2013, për të njëjtën arsye që u shndërrua nga komunist fanatik, në antikomunistin “demokrat” 23 vite më parë. Një i pandehur për vrasje dhe hajdutëri, që endet shesheve. Për të na kujtuar, (bashkë me të sipër-renditurat dhe të tjera arsye pa fund), sa e paplotë është fitorja jonë e supozuar.

DITA

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Mendoj se nuk mund te thuash bardhe e zi ishte humbje apo fitore. Me sakte ishte edhe humbje dhe fitore

Njerezit fituan guximin per te protestuar pa pasur frike se i vrasin ne shesh. Fituan njekohesisht gjumin e qete, pasi mendojne se e kane jeten me te sigurt pa lende kimike neper kembe. Shume gjera ne jete jane psikologjike. Ne kete kuptim ishte fitore; ne terma afatshkurter.

Nuk i njohim ende kushtet e marreveshjes. Por mendoj se duhet te kene qene joshese e tunduese. Ne kete kuptim tentoj te mendoj se ne terma afatgjate kemi humbur. Madje ndoshta shume!

Cdo gje ne jete ka pjesen e saj te rrezikut; edhe hipja neper shkalle, edhe ne biciklete, edhe ne makine, avion po se po. Por jane gjera qe te gjithe i bejme. Edhe c’aktivizimi i lendeve kimike ka pjesen e tij te rrezikshme, por qe me teknologjine e sotme eshte e kontrollueshme, ne kontrast kjo me teknologjine berthamore, te cilen vete per nga natyra e saj asnje shtet sado i zhvilluar teknologjikisht, nuk e kontrollon dot 100% (U kujtohet Sala me mburrjet per central berthamor ne Shkoder ???). Pra c’aktivizimi i lendeve kimike siriane ne Shqiperi do te ishte per mua nje sfide e realizueshme.

Ne kete kuptim i jap te drejte autorit; Vendimi i Rames per JO, ne syte e mi eshte me teper nje humbje se fitore per Shqiperine, pare kjo ne terma afatgjate.

Tung,
Blendi

Submitted by Gjon (not verified) on

Cilet prej specialisteve te trajtimit te armeve kimike u shprehen ne favor dhe cilet prej tyre u keshilluan nga Rama?

Nga ata qe u shprehen ne media kishte shume skepticizem mbi mundesite qe nje gje e tille te mund te realizohej ne Shqiperi.

Deklarata e disa perfaqesuesve te huaj perfshi edhe Ban Ki Moon linin te kuptohej nje shqetesim te madh ne lidhje me keto garanci qe aq shume u shpalosen. Nuk mund te luhet koke a pil me te ardhmen e vendit kur aksidenti me i vogel mund te na kushtonte me te vertet shtrenjte edhe ne te ardhmen.

Nuk kemi nevoje per lemoshe si shperblim per gelltitje helmesh. I kemi te gjitha kapacitet qe ato leke t'i nxjerrim nga mireadministrimi i pasurive te vendit.

Submitted by Albi (not verified) on

Thano, ti dhe Bracja mund ta merrni sarinen e ta mbani ne shtepi tere kohes meqe jeni kaq trima. Ujin dhe sapunin ua sjellim ne.

Submitted by Skender (not verified) on

Ujin dhe sapunin mund ta perdornin me sukses ambientalistet tane gjate ketyre 2o viteve per te bere presion per eliminimin e atyre 31 zonave  te ndotura dhe te helmuara ane e mbane Shqiperise. Nje zero me xhufke. Kur protesta po ngrihej ambasadori i OSBE ne Tirane, Florian Raunig,  deklaroi se po grumbullonin 8o ton mbetje kimike dhe ishin ne kerkim te nje vendi te huaj ku ato te shkaterroheshin, dhe u falenderua me fjalet: ah shiko nje ambasador qe i do shqiptaret. Te shohim se ku do ti coje. Une them ah sikur te kishim ketu nje nga ato fabrikat e kushtueshme amerikane per eliminimin e tyre dhe te tjera mbetjeve te shumta qe kane helmuar token, ujin dhe ajrin e ketij vendi! Shikoni pyjet, jane katandisur si mos me keq ne gjithe vendin, sikur jane rrafshuar nga bomba atomike, shikoni lumejte qe kercenojne cdo dite kete vend, dhe bashke me pyjet e mbetura pasurojne nje pakice. Shikoni pasojat  e frikshme te te gjitha llojeve te tumoreve dhe kancereve. Jo me larg se sot jepej nje panorame katastrofike. Nuk kishim degjuar deri sot per nje shtim aq te madh te tumoreve ne testikuj. Se paku,  le te shpresojme se  do te japin shembullin per te pastruar vendin rreth e rrotull tyre me 22 nentor.

Submitted by Albi (not verified) on

Ashtu Skender bir, te shpresojme.

Po mos i permendni keto mynxyrat e tjera per te na thene se nuk duhet te dalim per mynxyra akoma me te medha. Fati i keq i Rames qe u zgjua populli kur u fut ai ne zyre, mbase dhe merite e tij qe i ngriti pritshmerite aq lart sa nuk mund ti falnin nje tallje te tille me premtimet e fushates.

Submitted by Skender (not verified) on

Krejt e kunderta, gjithnje e kam pyetur veten pse nuk kishte edhe ky vend ambientaliste te vertete si ne gjithe boten, dhe kam menduar se nuk jua mbante bytha perballe qeverive te meparshme. Sot qe  vendi po  merr fryme vertet i lire ne saj te Rames, po i kerkohet qeverise qe te c'beje te gjitha pislleqet njezetvjecare  brenda nje dite gjoja per pritmerite e krijuara rishtazi nga rendi i ri i gjerave. Filloni e pastroni ato qe u sheh syri, e keni rastin me 22 nentor, sepse per te tjerat  ju thjesht u perdoret per te dale nga nje situate e veshtire. Ishit njeri prej preteksteve.

Submitted by Llogaritari (not verified) on

Sigurisht qe nje rast i humbur (ndoshta jo i arte) ku nje kontribut te madh dha heshtja e pakuptimte e qeverise. Fjalimi i djeshem i z.Rama duhej bere sapo u morr propozimi i SHBA-ve. Sinqeriteti paguan gjithmone.

Submitted by bbb (not verified) on

O Thano...lKe folur si e ema Zeqos maje Thanes...Shqipëria kishte njëherazi detyrimin të ndihmonte ata që Shqipërinë e kanë ndihmuar shpesh...SKEMI DETYRIM TA BEJME VENDIN VARREZE KIMIKE TE PERHERESHME, KJO ESHTE  E TURPSHM DHE SHUME E ULET TE THUHET... Shqipëria tha JO. Kishte rrezik? Sigurisht. Por disa gjëra duan guxim. Ky guxim na mungoi...KURSE NE GERDEC KY "GUXIM" NUK NA MUNGOI DHE IKU FLAKA  1KM NE QIELLL...+26 NJREZ TE PERCELLUAR NE FLAKE

Submitted by katarakti (not verified) on

Rama beri me te miren. Ai eshte kryeministri per te cilin ka nevoje Shqiperia per 20 vjetet e ardhshem. Persa i takon paragrafit tend te fundit, Adrian, brilant per nga forma: - "Dhe meqë mbërritëm te veprat në pritje, vijmë te Berisha; mizerja që nuk na shqitet nga këpucët, një lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale. “Filoamerikani” i tërbuar, i shndërruar në antiamerikanin më tinzar në 2013, për të njëjtën arsye që u shndërrua nga komunist fanatik, në antikomunistin “demokrat” 23 vite më parë. Një i pandehur për vrasje dhe hajdutëri, që endet shesheve. Për të na kujtuar, (bashkë me të sipër-renditurat dhe të tjera arsye pa fund), sa e paplotë është fitorja jonë e supozuar."... - do te thonja qe po ngutesh pak i dashur. Si gazetar i sprovuar qe je, e di mire se sistemi gjyqesor dhe presidenti ( me aktin e tij te faljes) jane ne dore te Berishes. Pra durim se vetem 3 muaj ka Rama kryeminister dhe 3000 probleme per te zgjidhur.

Submitted by Albi (not verified) on

Rama beri me te miren. Ai eshte kryeministri per te cilin ka nevoje Shqiperia per 20 vjetet e ardhshem

Berishen e hoqem pikerisht se filloi te kishte endrra te tilla. 8 vjet e pastaj ne shtepi dhe ky.

Submitted by ervini (not verified) on

jo per 20 vite por per aq kohe sa do te vazhdoje te marre fryme mbi toke le te jete kryeminister i shqipeve.  Ne e meritojme nje mjekerosh me breket e lagura me cic per kryeminister.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nje popull nuk mund te marre asnje vendim per veten e tij pa mesuar me pare ns eshte i lire apo jo.

Se pari duhet te provoje eksperiencen e te qenit i lire, qe nuk po i luhet asgje ne kurriz kunder vullnetit te tij, qe te mund te gjykoje drejt ne vijim.

Nje popull i roberuar nuk mund te behet kurre shfrytezues i kujdesshem i cfaredolloj shansi apo avantazhi qe mund te krijoje nje sistem politik, financiar etj. Si shembull madhor na sherben komunizmi apo sundimi kolonial ne vendet e botes se trete.

Submitted by tekniku (not verified) on

Ajo qe nuk u kuptua dot dhe u manipulua eshte detyrimi i ndersjellte ndaj te vetmit mik te mbetur dhe ndoshta me te vyerit Amerikes.Fitore brohorasin shqiptaret dhe une i bashkohem asaj por druaj se mbase do te jete si fitorja e Pirros.Nga duhet te vije assistenca teknike dhe financiare per te gjitha ato zona te helmuar ne Shqiperi?Se pari nga SHBA.Njehere na e paten nevojen dhe ne mbytem sheshet me protesta,po ne sa here do tu a kemi nevojen apo na eshte mbushur mendja se jemi qendra e botes ?Shqiperia ka mbetur peng i Sali Berishes dhe ka fytyren e tij.Te shpresojme se gjerat do te ndryshojne kur ky njeri te marre ate qe i takon :burgun.

Submitted by bbb (not verified) on

Me mire fitore e Pirro sesa "fitore" (qe te con ne gremine)nga ana e nipit te Spiros

Submitted by Astrit (not verified) on

Fitimet e mundeshme u peshuan kundrejt pasojave katastrofike.

Ideja qe nje komb me pak me shume se 3 milione fryme do te shnderrohej ne shpetuesin e botes eshte e tepert. Ne jemi nje vend i vogel, nje komb qe ka mbipopulluar territorin e tij me nje sistem qe shue here na kujton per mungesen pervazive te kompetences.

Cdo iniciative e cmendur mund karakterzohet si "high risk - high gain" dmth "rrezik i larte- te larta fitimet". Po ne kete linje ishte edhe aventura berthamore qe propozoi ish-Kryeministri Berisha cka ne kohen e vete beri qe opinionitte brendeshem (dhe te jashtem) ti ngriheshn qimet e kokes perpjete.

Si shqiptari tipik pro-amerikan, une mendoj se ShBA duhen ndjekur dhe perkrahur me sa te mundemi se na jane gjendur ne dite te veshtire. Por eshte si ne demin tone ashtu edhe te ShBA dhe partnereve te tjere te peropozojme te mbajmepesha me te renda nga c'na i mban kurrizi. Sinqeriteti eshte politika me  e mire, qofte edhe kur pergjigja eshe "Jo".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.