Protestat dhe histeria kolektive
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1213_moza-150x150_1.png?itok=-Kb5EJS0)
MIMOZA DERVISHI
/Është fitore e madhe morale, lirie, demokracie, të shohësh Sali Berishën të ekzaltuar në mes të turmës, dhe m’u para hundës së tij, të rinj që e përqeshin, e tallin, e përzënë. Vetëm katër muaj më parë kjo ishte diçka e paimagjinueshme!
Kaq kam arritur të marr nga protestat e shqiptarëve këto ditë. Dhe personalisht mendoj se ky ishte thelbi i gjithë protestës. Shqiptarëve u doli më në fund frika!
Ky është lajm i madh për një shoqëri që është vrarë e gjakosur kur ka protestuar dhe të nesërmen është mbyllur në shtëpi. Është lajm i gëzueshëm për një shoqëri që paska ndjenja, që jo më larg se dy vjet më parë, kur i vidheshin votat në mes të Tiranës, thjesht ishte një spektatore “futbolli” e habitur, dhe pse jo e dëshpëruar. Aq më patriotik dhe i gëzueshëm bëhet lajmi i protestave, kur mendon që për pak sa nuk iu dha deti Greqisë, për hiç mos gjë, thjesht për ca marrëdhënie personale të ish- kryeministrit me një shtet që nuk e kemi parë ndonjëherë as të luftojë, as të ngrejë zërin për shqiptarët në arenën globale.
Protestat janë demokraci, qoftë dhe kur një njeri i vetëm proteston. Rrugëve të Uashingtonit ka shumë të tilla, për çdo gjë, për gjithçka, përditë.
Por dua të ndaj një moment tjetër nga ato që po ashtu ndodhin këtu përditë. Sot në mëngjes në kafene, në radhë para meje ishin dy gra, njëra veshur për të shkuar në zyrë dhe tjetra me uniformen amerikane ushtarake. Zonja e zyrës me dashamirësi ju kthye ushtarakes dhe i tha: “më lër të paguaj kafen tënde sot”. Nuk njiheshin, ia mësuan emrat njëra- tjetrës aty. Ishte një nga ato momentet e vogla, detajet e papaguara të ditës, që në fakt janë thelbi i një kombi me dinjitet dhe një kombi me zemër të madhe.
Uniformën e gruas para meje e kam parë dikur ndoshta për herë të parë kur NATO, udhëhequr nga amerikanët, bëri atë që tani të gjithë e dimë, në Kosovën e vitit 1999. Nuk kam qenë në Amerikë në ato kohë dhe nuk e di nëse do ndeshja momente të tilla në Starbucks, por një gjë e di ama, që amerikanët me taksat e tyre të përditshme, bënë të mundur çlirimin dhe më pas ekzistencën e një shteti, që pothuaj shumica e tyre as e dinte se ku binte. Nuk e gdhinë në protesta para Shtëpisë së Bardhë, pse po çonin fëmijët në luftë, për një komb që s’e njihnin, pse po paguanin nga xhepi për një luftë që mund të mos kishte fare kuptim për ta. E megjithatë përtej xhepit të tyre të përditshëm, ata mendojnë dhe besojnë se lufta për Kosovën ishte një luftë e drejtë për të drejta njerëzore dhe për t’i thënë ndal shfarosjes.
Sot është kohë krize në Amerikë, por televizionet më të fuqishme amerikane kanë drejtuar dritat dhe çuar njerëzit e tyre më të rëndësishëm në Filipine. Po ashtu dhe ndihma, pa fund ndihma. Nuk i di statistikat në mënyrë ekzakte, por di me siguri, që nuk ka vend në botë t’ia kalojë Amerikës për ndihma humanitare kudo ka ku nevojë, jo vetëm për ushqim, por mbi të gjitha për pak liri.
Mos keqkuptohemi, kjo nuk është një letër dashurie për Amerikën, të cilën do ta bëja në çdo kohë, me një të rrahur të zemrës.
Kjo është një letër për bashkëqytetarët shqiptarë, që herës tjetër, të dinë të thonë jo, edhe me dinjitet. Sot, me gjithë vlerat e mëdha që i kanë shtuar demokracisë përmes protestave dhe kauzës se tyre, duhet ta përmbajnë veten kur klasifikojnë armiqtë. E sidomos kur kërkojnë të shpallim ambasadorin amerikan armik të shtetit. Të bësh sikur nuk e kupton që ambasadori amerikan flet në emër të shtetit që përfaqëson dhe personalisht në emër të presidentit Obama, është të bësh strucin, ose në shqip skuthin. E kanë detyruar dhjetëra, dhjetëra herë ambasadorin, të shpjegohet që është përçues i politikës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe nuk e ka luksin të flasë nga xhepi. Gjithashtu ai do vazhdojë të jetë ambasador i SHBA në Shqipëri deri minutën e fundit të mandatit të tij. Të marrësh krahë nga fakti që mandatit të tij po i vjen fundi, dhe të pretendosh që s’na e ka fajin Amerika por Arvizu, është tipike burracakëri shqiptarësh. Në anglisht thuhet: COWARD.
Por kjo që po ndodh, tregon sa e lehtë është të kalosh nga demokracia dhe ushtrimi i lirisë tënde, në propagandë komuniste dhe në cenim të lirisë se tjetrit. Fakti që shqiptarët hidhen: o në njërin krahë pa masë, o në tjetrin, po pa masë, është gjithashtu shprehje papjekurie. Nuk do doja të thosha mosmirënjohje. Midis njëri- tjetrit, në raporte shoqërore por dhe më gjerë, ndoshta e dimë mirë në jemi në thelb mosmirënjohës a jo. Por kjo është temë tjetër, jo aq globale sa tema e protestave të sotme. Dhe meqë jemi tek globalizmi, shqiptarët duhet besoj ta dinë, se pjesë e globales, nuk bëhesh thjesht duke pasur një llogari në Facebook, duke komentuar mbarë e mbrapsht nëpër forume apo duke marrë pjesë në “Big Brother”.
Kur Shqipëria u fut në NATO, ajo kishte një ushtri qesharake me ushtarë që bënin stërvitje me shapka. Edhe akoma e ka. Shqipëria nuk ka mundësi të çojë avionë apo tanke aty ku NATO shkon, aq më pak mundësi të çojë ndihma humanitare. E kanë pyetur ndonjëherë veten shqiptarët se cili është kontributi i tyre real në këtë aleancë botërore? A kanë ndonjë detyrim prej vërteti apo thjesht në konceptin shqiptaresk, Aleanca është vetëm një ofiq dhe shumë privilegje?
Sepse në fund të fundit, lëre Amerikën të lobojë për ne në NATO, në Bashkim Europian, e aq më thellë akoma, lëre Amerikën t’i japë drejtim zgjedhjeve të brendshme. Lërini ata të bëjnë presionin maksimal mbi një hajdut zgjedhjesh si Sali Berisha, që ai mos vjedhë e vrasë sërish. Një nga ekzaltimet më të mëdha të shqiptarëve në prag të 23 qershorit, mbaj mend që kishte të bënte me qëndrimin amerikan dhe me izolimin ndërkombëtar (mundësisht amerikan) të ish- kryeministrit. Kjo u pa si shpresë e madhe se diçka po ndodhte ndryshe. Dhe në fakt ndodhi ajo që të gjithë mezi prisnin.
Nuk kam ndërmend të hyj në pyetjen a duhet apo jo, që lëndët kimike të kalojnë, çmontohen apo asgjësohen në Shqipëri. Nuk kam si hyj në një debat të tillë pa ditur asgjë. Nuk na dhanë asnjë mundësi të hynim në një debat racional dhe dinjitoz, pasi kërcitën të gjithë si pushka e jevgut. Ata që janë brenda studiove televizive, jo nga dashuria për atdheun, po nga dëshira e papërmbajtur për të gjetur një platformë për të shfryrë për pushtetin që u iku. Se nuk kam si të besoj që sharlatanët e djeshëm, që nuk iu ndje zëri kur shqiptarët vriteshin si dele në bulevard apo hidheshin në erë në Gërdec, janë patriotët e mëdhenj që po parandalojnë rrezikun amerikan për Shqipërinë. Të tjerët jashtë studiove, kanë nevojën e ndrydhur 20- e ca vjeçare, pse jo edhe qindravjeçare, të gjyshërve, nënave, baballarëve, dhe të tyren, për të shfryrë e thithur pak liri. Dhe mirë bëjnë.
Por ama e kam të vështirë ta gëlltis histerinë se Amerika dashka të na shfaroska si komb. Paranojat enveriste me kapitalistët si armiqtë tanë më të mëdhenj, janë jo vetëm qesharake, por tregojnë një cektësi mentale gati të pashpjegueshme. Nuk e di për çfarë e përdorin Facebook-un dhe internetin shqiptarët. Ndoshta vetëm për konkursin mbarëkombëtar “kush bën poza më të bukura”. Nja dy- tre gjëra duhet t’i kishin mësuar sesi funksionon bota, politika, gjeopolitika.
Qoftë dhe përmes Facebook, në thelb të gjithë si komb duhet të disiplinohemi me ato që thjesht quhen, të drejta dhe detyrime. Është shumë e vështirë në fakt t’ia kërkosh këtë një populli që sheh vetëm brenda mureve të apartamentit të tij, do doja shumë të thosha brenda gardhit. Por në fakt, sapo del nga dera e çdo pallati apo shtëpie, sheh plehra gjithandej, sikur ajo copë tokë, ajo copë rrugë, ai qytet a fshat, ku secili merr frymë, të mos ishin pronë e të gjithëve. Unë duhet të jem e gëzuar, kur shoh një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj pronës së përbashkët, atdheut, por nuk jam e bindur se shqiptarët janë të ndërgjegjësuar mjaftueshëm. Deri më sot kanë treguar bash të kundërtën. Dhe nuk ka nevojë të vijmë tek armët kimike, pamja e Shqipërisë në çdo cep është drithëruese dhe është kryekëput vepër e njerëzve të saj dhe përditshmërisë së tyre. S’ka lidhje me asnjë bombë atomike.
Marrja në konsideratë e një kërkese nga një aleat kryesor, është detyrimi më bazik që Shqipëria ka. Shqyrtimi i kësaj kërkese, është gjithashtu respektim marrëveshje dhe asgjë më shumë.
Marrja e një vendimi, është padiskutim detyrim i kryeministrit, i cili e do Shqipërinë po njësoj si ata që bërtasin në rrugë. Por në dallim nga ata, ai ka marrë votën, pikërisht për të drejtuar dhe vendosur, sidomos në momente të tilla. Ideja se duhet të dëgjohet sovrani, është sa populiste aq dhe diletante. Nuk është shpikur ende një shoqëri që të funksionojë pa zgjedhje, pa liderë, po thjesht duke bërë sondazhe në popull, e duke marrë vendime. Sondazhi u bë në 23 qershor!
Comments
Shkrim shume realist, me

Shkrim shume realist, me fakte dhe rrjeshta te dhimshem, por dhe brilant nga artikulimi. Pergezime dhe te faleminderit Mimoza!

Shoh qe nuk ka shume komente,

Shoh qe nuk ka shume komente, po ne fakt ca komente duhen.

E para, e shoh qe e paske per shume zet Berishen sic e kam dhe une, por i paske vjedhur nje pjese te fjalorit dhe stilit te te menduarit. Se te quash ata qe nuk mendojne si ty, qofte edhe gabim, Enveriste apo Komuniste, kjo eshte tipike e selise blu.

E dyta, mos ngaterroni pro-amerikanizmin me detyrimet ndaj Natos dhe me mirenohjen. Mirenjohja nuk tregohet duke e kthyer ne kosh plehrash.

E treta, ne lidhje me votat. Votat i mori Edi, i dhane plot. Qe te "rilindi" vendin, te luftoje korrupsionin dhe te vere ne vend zullumet dhe kusuret qe lane ata qe iken. Jo qe te sjelli arme kimike. Fakti qe u votua ne Qershor, nuk do te thote qe njerezia duhet te rrijne me goje mbyllur per 4 vjet dhe tu besojne qeverive, se kur u beson shume qeverive e di se cfare vjen. Fakt eshte qe Rama e mori parasysh koston politike perbrenda dhe beri mire.

E katerta, mungesa e transparences. Ku ka tym ka dhe zjarr. U munduan ta kalojne si pa gje njesoj si sebepi i Detit ca vjet me pare, ku per jave te tera nuk thonin asgje.

E pesta, intergrimet evropiane. Na eshte krijuar idea se po te futemi ne Evrope, do zbresi zoti dhe parajsa do zhvendoset ne Shqiperi. Nuk mbarojne hallet e Shqiptareve se po futemi ne Evrope. Nga mengjesi deri ne darke e perdorin integrimin si kothere buke per te joshur te pangrenet, po ashtu si dhe vizat amerikane.

E gjashta, amerikanet shohin interesat e veta dhe bejne shume mire. Ne duhet te shohim tonat. Mos behemi me katolike se Papa i Romes. Ka vende te tjera qe kane perfituar me shume nga Amerika, ti cojne ne Izrael apo Turqi, apo edhe ne Greqi. Se keta i ka aleate, jo me llafe si ne, po te vertetuar ne luftera. E merr me mend se cfare do behej. Te jesh aleat do te thote te thuash dhe "jo", perndryshe nuk eshte me aleat por xhandar.

E shtata, oferta amerikane. Pervec parave qe do vulosnin mjerimin e shqiptareve si qenie ne kompleks, te tjerat jane qesharake. "Do na ndihnojne per ne BE" - ndersa Hollanda ka vene veton. Pse nuk futet Turqia ne BE kur eshte aq kollaj? "Do marrim Nobel per paqe" - me mire mos komentojme. "Do hiqen vizat me SHBA" - po kur qenka kaq kollaj pse kemi viza, ne nuk jemi dhe shume ne fund te fundit. etj etj

Te pranosh armet kimike qe askush nuk i pranon, nuk do te thote se je aleat i mire, po ushtar i bindur, nuk e rrit respektin ne arenen nderkombetare por perkundrazi e ul. Krijohet nje precendent, cdo gje te niset per ne AL, se pranojne ata, ne fund te fundit eshte ceshtje cmimi, dinjiteti nuk ka vend.

Uroj qe ky mobilizim i shqiptareve te mbijetoje edhe per ceshtje te tjera, se zullume nga qeverite shqiptare presim ne vazhdim. Tu falesh naften dhe kromin ca horrave, edhe detin dhe varret Grekeve eshte po aq serioze, ketu jam dakord me ty qe nuk duhet lene me kaq!

Ajo oferta amerikane ishte

Ajo oferta amerikane ishte gallate me vehte...tallje klasike me nje popull qe i ka qef mashtrimet...mu duk si pakua e babagjyshit Arvizu per vitin e ri...

Histeria kolektive??? Mos

Histeria kolektive??? Mos moj...Si ta ncen goja te fyesh...Kur 90% e popullit thote JO kjo dmth jo histeri por demokraci. Rama sot nuk kerkoi falje per idene e tij te cmendur se mund ta kthente Shqiperine ne varreze kimike te "miqve" amerikane...Kjo eshte fitore e popullit dhe humbje e Rames. Sepse Rama i veretete ishte ai i 26 shtatorit kur ngriti doren per ti marre kimike ne Shqiperi, duke mos llogaritur popullin...JOja e sotme ishte JO e nje Rame te mundur nga populli. Sepse ti zonje thua se eshte fitore. Dhe kur fiton dikush dmth se dikush ka humbr, si ne nje ndeshje futbolli...

Jam dakort pothuajse me

Jam dakort pothuajse me te gjithe shkrimin e gazetares se nderuar. I vetmi problem i vogel qe nuk mund te jem dakort me ju zonjushe eshte qe ju thoni se fitoi shoqeria civile , apo u arrit nje shkalle e larte ndergjegjesimi i shoqerise shqiptare. Nuk ma do mendja qe brenda nje jave ne shqiptaret u ndriçuam keshtu befas, dhe u beme nje shoqeri civile dhe demokratike. Gjate fjalimit te z.Rama, per nje moment mendova se "po sikur Rama te thonte qe kam dhene OK per armet kimike" ç'fare do te ndodhte tek sheshi para kryeministrise. Me besoni qe do te kishte shkaterrime, djegje, thyerje, pse jo, mund te kishte dhe viktima (dhe kjo jo se do te qelloheshin njerezit nga garda). Pra turma nuk ishte dhe aq e civilizuar sa dukej, nuk ishte dhe aq qytetare sa shfaqej, nuk ishte tolerante sa dhe thuhej. Atehere ku ishte ai emancipimi i befte i shoqerise dhe i rinise sone ? Ishte fat qe Rama dha nje pergjigje qe i pelqeu turmes, sepse do ta kishit pare mire se sa qytetare dhe tolerante eshte shoqeria dhe rinia shqiptare. Pra e dashur gazetare, sot ne shesh nuk kishim nje turme te emancipuar por te eksituar, nuk kishim nje turme tolerante, por arrogante, nuk kishim nje turme qytetare, por barbare, nuk kishim nje turme te ndriçuar, por te hutuar.....Kete ndjeva sot tek rruga perballe kryeministrise. Shpresoj te kem qene I VETMI me kete ndjesi jo fort te mire. Respekte per ju Mimoza, kam lexuar disa shkrime te juaja dhe me kane qelqyer. Jeni antikomformiste dhe kontrokorrente.

Si pushka e jevgut? C'eshte

Si pushka e jevgut? C'eshte kjo shprehje idiote? Pak kujdes me keto fyerje raciste

@bbb, edhe ne kohen e xhaxhit

@bbb, edhe ne kohen e xhaxhit i gjithe populli u ngrinte ne kembe dhe gerthiste Ne Litar Ne Litar! Duhet ta pranosh faktin qe jemi popull histerik, e kemi ne kod gjenetik, mos u ofendo sepse eshte vetem e verteta.

Cja fut kot...Ne kohen e

Cja fut kot...Ne kohen e xhaxhit nuk ja mban njeri te thoshe ne litar...skishe te drejte te protestoje...

Cfare artikulli delirant.

Cfare artikulli delirant. Verej nje mobilizim ne media te jenicerve filo Ramiste, si kepurdhat pas shiut menjehere pas vendimit per te mos marre armet kimike, qe po perpiqen t'i rregullojne imazhin e bere helaq ne kete mesele. Ndoshta gazetarja eshte e fundit qe nuk e ka kuptuar qe shume prej protestuesve ishin votues te Rames dhe dolen te protestonin kunder Rames dhe jo kunder Berishes. Askush nga protestuesit nuk kerkoi te provokonte policine si me 21 janar . Po te ishin kacafytur edhe keto me policine nuk e besoj se policet do t'i mbulonin me lule e ledhatime.

Artikull militant qe i gjan

Artikull militant qe i gjan artikujve te Zerit te Popullit kur shoku Enver mbante qendrime per ceshtije te caktuara dhe gazetaret e Zerit te Popullit nje dite me vone mbeshtetnin udheheqsin e partise per "veprimin e drejte qe mori"...Synimi i qelbur konsipartiv i shokut Edi per te sjelle arme kimike ne menyre te fshehte, i ngjan totalisht ne parim paktit antikombtar te Urjave me Greqine firmosur ne menyre te ne pranveren 2009 nga shoku Sali...Edhe Edi edhe Saliu ne dy rastet e meparshme tentuan fshehurazi te shkelnin kushtetuten...ne nje shtet demokratik ata te dy perfundonin ne pranga... E permendni Sanaderin e Krocise? Mos ka bere me shume se keta te dy???

Deri dje na akuzonin si

Deri dje na akuzonin si indiferente, si njerez qe rrime kafeve tere diten, sot qe u ngritem po na akuzojne si histerike.

Kjo zonja as nuk e paska kuptuar pse u ngriten njerezit njehere kur na quan si komuniste antiamerikane etj si keto qe vetem Sali Berisha i perdor si terma. Me mire vemje si puna e kesaj mos na i sillni me.

Gjimnazistët që dolën në

Gjimnazistët që dolën në protestë nuk përbëjnë pjesën e shëndoshë të këtij brezi, por patët përfitimet e rastit, si abandonimin emësimit dhe për ju qe funny, kuptohet se nuk ishte Saliu që tu vinte mitrolozin. Ju ju shikojë për ditë në bangat e shkollës që nuk kapni libër me dorë dhe që jeni analfabet funksional, që merreni gjithë ditën me celulare dhe nuk dini të lexoni e të kuptoni një gjë. Gjimnazistët që e meritojnë emrin të tillë vajtën në mësim dhe studionin mbasdite nuk e kishin mëndjen të bënin gallatë. Ku ishin gjimnazistët kur qeveria e Berishës hodhi në erë Gërdecin me 26 viktima e të palgosur, ku ishin më 21 Janar kur shteti nxorri gardën që gjuante me mitroloz sikur të bënte stërvitje. Uluni e studioni se dijen nuk vijnë nga celulari e interneti vulgar.

Gjimnazistët që dolën në

Gjimnazistët që dolën në protestë nuk përbëjnë pjesën e shëndoshë të këtij brezi, por patët përfitimet e rastit, si abandonimin emësimit dhe për ju qe funny, kuptohet se nuk ishte Saliu që tu vinte mitrolozin. Ju ju shikojë për ditë në bangat e shkollës që nuk kapni libër me dorë dhe që jeni analfabet funksional, që merreni gjithë ditën me celulare dhe nuk dini të lexoni e të kuptoni një gjë. Gjimnazistët që e meritojnë emrin të tillë vajtën në mësim dhe studionin mbasdite nuk e kishin mëndjen të bënin gallatë. Ku ishin gjimnazistët kur qeveria e Berishës hodhi në erë Gërdecin me 26 viktima e të palgosur, ku ishin më 21 Janar kur shteti nxorri gardën që gjuante me mitroloz sikur të bënte stërvitje. Uluni e studioni se dijen nuk vijnë nga celulari e interneti vulgar.Të lumtë Z Mimoza, kemi kohë që stë kemi parë, pse ke humbur, se gazetare si ty janë të rralla.

Aty ke patur ajken e

Aty ke patur ajken e shoqerise se Tiranes. Per here te pare protesta vinte ere parfum e jo djerse, e nuk degjoje shqipe gjysmake si ne protestat e tjera te ketyre 23 viteve.

Nga mungoi vetem Koloreto dhe Andrea Stefani.

Parfumet në Shqipëri janë

Parfumet në Shqipëri janë fallco, sikurse dhe ju. Sa për Andrea Stefanin je shumë i vogël, ai është kokë plot dhe jo kokë bosh. Në protestë ishte bathorja, kompania e grave deputete të PS e kryesuar nga Erla, gruaja e Lulushit and company, një miksazh ambjentalistësh. Sa për ajkën e shoqërisë, ajo nuk ishte në shesh, ajo ju shihte nga kolltuku në TV. Desha harrova, bëji të fala dhe Elsa Ballaurit, ajo me siguri nuk vjen erë parfum po era myk sunduku dhe erë flokësh të palara. Në se je gjimnazist shko të mësosh se së shpejti do ti jepet fund inflacionit të dipllomave të Saliut

Mo po Andrea eshte kapterr me

Mo po Andrea eshte kapterr me shkolle partie per marksizem-leninizem per ate pune po nejse, me behet qefi qe ka ditur ta rishpiki vetveten ne kapitalizem.

Aty mo Eni ka pas plot nga mjafti apo fressh-i i vete PS e jo me te tjere

Albi, sot doli nje artikull

Albi, sot doli nje artikull kur thuhej se ambientalistet nuk dinin pse protestonin...hahaha.

Me vjen mire qe me ne fund

Me vjen mire qe me ne fund gazetaria shqiptare paska gjetur me ne fund nje pasardhese te denje te Andrea Stefanit. Jo se Andrea eshte ne prag te pensionit(largqofte!), por per shkak se tashme ai mund te beje edhe ndonje dite pushim, duke menduar qe te njejtat perbetime patetike do te thuhen me te njejtin stil nga ajo qe e ka shkruar kete fleterrufene me siper.

një artikull trap si shumica

një artikull trap si shumica e stakanovistes moza t..ja!!

moj shpirt pa tru në kokë dhe idolatriste e gjatoshit,kaq e shkundur të jeshë??

harron moj shpirt se në më të mirin e rasteve:

ndërtimin e një impianti djegës dhe përdorimin e tij në të ardhemn për nevoja civile,të sjellësh ato armë kimike në shqipëri nuk është dëm vetëm për ne por dhe për vet amerikanët!!me sistemin e korruptuar deri në palcë ne do të kishim vetëm jërrjedhë ngjatrjesh!

fillimin e ndëtimit të djegësit,

sjelljen e arsenalit sirian dhe depozitimin e tij diku,

vjedhjen e zakonshme të parave të djegësit,

mbetjen stok të armëve kimike,

shitjen e tyre me doza të vogëla në grupet terroriste

e të qafsha moj shegë se na mbeti plonci var!!

nesër në vënd të atentateve me eksploziv kishim për të pasur atentate si në metronë e tokios!!

nuk është aspak e vërtetë që askush nuk i ka pranuar këto armë për ti shkatërruar!zvicra ka një sistem të përshtatshëm djegësish kimik,falë industrisë së saj kimike!!ata vetë kanë paraqitur ofertë për shkatërrimin e këtyre armëve!ata kanë si djegësit dhe sigurinë për mos "rjedhje materiali"!

moza ska faj ajo përveç fjalëve të bukura të hyrjes ka lëshuar shumë vjellje për "kundërshtarët" e idhullit të saj!

artikull i rënditur në radhën e tallashërive të mozës!!

E thashe edhe me

E thashe edhe me lart...Artikull militant qe i gjan artikujve te Zerit te Popullit kur shoku Enver mbante qendrime per ceshtije te caktuara dhe gazetaret e Zerit te Popullit nje dite me vone mbeshtetnin udheheqsin e partise per "veprimin e drejte qe mori"...Ne kete prizem reagimi i zonjes ne kete shkrim eshte sa qesharak dhe aspak profesional. Quan histeri nje reagim popullor pa dhene asnje argument...Ajo nuk merret me shkakun por merret me gjera qe skane lidhje me ate qe ndodhi. Edhe pse teknikisht sjellja e armve ishte nje vetvrasje natyrore dhe ekologjike me pasoja shume renda, gazetarja nuk permendin faktin se kjo arrogance dhe kosniparicon i Rames, cenonte Kushtetuten pasi cenohej direkt siguria kombtare.ne nenin 59...Nje gazetar i mire, qe njeh ligjet, kushtetuten, nuk bie ne gafa te tilla te renda, vetem e vetem per te mbrojtur me cdo kusht "kryetarin" dhe zhgarravit pacavure te tilla. Eshte nje sjellje tamam si e Fahri Balliut qe ne cdo cast behej avokat mediatik i zullumve te krimeve te Berishes

Amerika nuk do te na shfarose

Amerika nuk do te na shfarose si komb; as ne as kombe te tjere.

Amerika na beri nje pyetje: a jemi ne tre milion te keputur ne gjendje te shpetojme boten nga nje prej arsenaleve me te medha ne bote te lendeve helmuese luftarake? Pergjigja ishte "Jo" dhe aresyet jane me se te kuptueshme. Nuk ka asnje element as pushke jevgu e as antiamerikanizmi ketu.

Letonia, Lituania dhe Sllovenia jane anetare te NATOs dhe te BE qe i detyrohen po aq shume sa ne ShBA-ve. As ato nuk kane aeroplane e tanke ti nisin ne misione te rrezikeshme. Jane komber shume me te pasura se ne. Askujt nuk ju duk "torpor kolektiv" fakti qe Sllovenia, vec 100km ne veri te Shqiperise nuk kerceu me suste te shpetonte njerezimin.

Mua me preokupon zelli analitik i cili reagimin e opinionit publik, te cilit ju dhane vec pak dite kohe per te reaguar, e cilesojne me fjalet me perbuzese. Si autorja e ketij shkrimi("histeri kolektive"). Jane po keta autore qe profesojne injorancen ("Nuk kam si hyj në një debat të tillë pa ditur asgjë") por qe me nje pafajesi qiellore qajne histerike ata qe u ngriten ne kembe kunder nje pazarlleku shume te erret e te paqarte, thelbi i vetem i njohur i te cilit eshte qe nje kombi qe nuk ka takat e as burimet njerezore te mbaje ne kembe nje universitet te vetem te akredituar, qe nuk ka nje ushtri qe te dije te mbroje makar armet e veta. Nje shtet duhet te provoje eficiencen e tij ne tema me te pademshme perpara se te marre persiper aventura te tilla, potencialisht katastrofike.

Mua personalisht me duket shume jo-profesionale perdorimi i cilesoreve te tille kategorike - dhe ofensive.

Te mos pranosh qe nje pjese e

Te mos pranosh qe nje pjese e protestet ishte histerike eshte budallallek.

dritano këtu ja paske fut

dritano këtu ja paske fut astritit!!

me të vërtetë e paske shpëtu mozën e uashingtonit!!me të vërtetë kishte tre a katër veta që ishin në histeri të plotë!!

moza me teleskopin e saj nga SHBAja paska parë vetëm këta!!nuk është faji i saj për "histerinë" popullore!!

çiç mor debil!u bëre si i mbyturi që kapet pas kashtës!!

ku i gjeni këto idiotësira për të justifikuar budallallëkun e rradhës së mimoza dervishit!!
kjo grua duhet të fillojë e të mësojë se të gjithë njerëzit janë të kritikueshëm,të zëvëndësueshëm dhe të gabueshëm!!

ajo duhet të fillojë e të pastrojë syzet nga shtresa e fetishizmit që i ka mbuluar!!

populli shqiptar,mirë a keq,shprehu mendimin e tij!është e drejta e tij dhe nuk mund ta quash histerik!!është detyra e intelektualëve për ta edukuar!!në këtë rast mungoi trasparenca qeveritare dhe mungoi sqarimi intelektual!!munguan argumentet objektive pro dhe kundër kësaj kërkese të OKBsë ose amerikanëve!!

Add new comment