Kastravecët e Lubonjës dhe një lloj tjetër i harruar

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:41
Isuf Kalo

Siç e shihni, m’u duk e tepërt t’i shkruaj edhe emrin Fatosit. Sepse, kur thua Lubonja, vetvetiu kushdo e kupton se nuk mund të jetë fjala për dikë tjetër. Besoj se shumë veta do të jenë në një mendje me mua, nëse them që më tepër sesa person dhe personazh, Fatos Lubonja në fakt është shndërruar gjatë kësaj periudhe tranzicioni tonë demokratik në një institucion autentik të shoqërisë sonë të re. Një institucion ky i pavarur i lirisë, i mendimit të hapur, i zërit të ndërgjegjshëm, të guximshëm, i vetinstaluar i vetërritur e vetëzhvilluar, pa të cilin peizazhi ynë shoqëror politik letrar,  relacional e mediatik nuk do të ishte dot i plotë. Nuk di në çfarë lloj “gjallese” e fusni ju Lubonjën. Për mua ai nuk është zog cicërues, as papagall, as zvarranik, as peshkaqen e as luan. A është ai “animal” politik, humanist, mediatik, artistik? Apo aspak e njëkohësisht pak nga të gjithë ato?

Fatosi im
Unë kam rastisur ta njoh ose, më saktë, ta takoj së pari Lubonjën (sepse nuk është aq lehtë ta njohësh atë) kur ai ishte ende Fatos. Ishte djalosh adoleshent dhe unë mjek fare i ri. Më patën thirrur në shtëpinë ku ai banonte me prindërit atëherë, në rrugën “Jul Variboba”, për ta vizituar si mjek, për diçka jo me rëndësi nga ana shëndetësore. Më kujtohet që asokohe ai ishte simpatik në pamje, me sy që i shkëlqenin dhe flokë të zinj që i binin mbi ballë. As vetë nuk e di pse më la që atë ditë një mbresë, që e kujtoj edhe sot. Kish diçka ndryshe, që ai që e mëtonte në shikim, në gjeste, madje dhe zërin ose, më saktë, në tonalitetin e tij. Kishte një lloj sigurie që nuk përputhej me moshën. Edhe pse me moshë të përafërt, ne të dy nuk patëm mundësi të bëheshim miq. Atëherë nuk e dija se ç’drejtim të tmerrshëm do merrte për shumë vite jeta e tij nga ato vite që zakonisht shpresohet të jenë më të bukurat e jetës. Por që ai mjerisht i kaloi në qeli. Nuk di më pas ç’ndodhi mes tij dhe mureve të burgut. Ai ka treguar diçka për ato në dy libra që i botoi kur doli në liri, ku duket qartas që në gjithë ato kohë burgosja vetëm sa ia ka ngulitur më thellë brenda mendjes dhe ndërgjegjes së tij ato principe, ide dhe ato revolta që e çuan atje e që i dëshmon ende sot kokëfortësisht, pa kompromis. Burgu bëri për të çudinë. Ai hyri në të Fatos dhe doli prej tij Lubonjë. Në ç’mënyrë ai i bëri transparente ato mure të trasha për të përçuar e sjellë te vetja vlera, njohuri, ide, principe, vizione pak të njohura, por dhe aspak të pranuara asokohe në vendin ku lindi? Ato janë jo materiale, prandaj nuk perceptohen, as preken dot fizikisht. Por pikërisht ato ai na i vë herë pas here para syve si fener verbues me një këmbëngulje persistente (jo inatçore), por të papërballueshme, duke na zgjuar e turbulluar. Dhe duke na shkundur pa droje. Pa na kërkuar asnjëherë ndjesë.

Lubonja ynë
Mos kujtoni se këtë hyrje e bëra për t’jua prezantuar apo për ta hyjnizuar Lubonjën. Përkundrazi, këtë shkrim po e bëj për të dëshmuar që dhe ai gabon ose, më saktë, harron. Thuhet se “gabimi më i madh në jetë është të duash të jesh i pagabueshëm”. Nëse ai do të donte të ishte i tillë, besoj se do të qe vetë i pari që do e urrente veten. Mua më ka ndodhur, ndoshta edhe juve, që të mos kemi qenë gjithmonë në një mendje me ato që shkruan apo thotë Lubonja. Por, nëse flas për veten time, e vërteta është që asnjëherë nuk i kam fshirë dot shpejt nga mendja ato që ai analizon, që shpall dhe propozon. Sepse fjalët e tij janë me shumë gjemba, janë nga ato që, përveçse shpojnë, ngulen, mbeten diku dhe i mbartim me ose pa vetëdije në qenien tonë. Apo edhe më shpesh janë si gurë të rëndë dëshmish, akuzash, dëshirash, hamendësimesh, revoltash, faktesh dhe të vërtetash të përjetuara prej tij apo të lexuara diku, që ai i hedh pa ngurrim në pusin e ndërgjegjes sonë shoqërore. Ato, pavarësisht nëse i pëlqejmë, i miratojmë ose jo, do të mbeten aty pa kthim, përgjithnjë.
Lubonja, kur i hedh, kur i thotë ose i shkruan ato, e bën me shumë siguri, me temperament të zjarrtë, plot pasion. E vetmja gjë që, me sa duket ai nuk di ose nuk do që të bëjë, është humori. Por kjo nuk i pengon disa njerëz që, kur i lexojnë apo dëgjojnë, i marrin një pjesë të tyre si shaka. Punë për ta!
Kastravecët me shumë fara
Në një nga shkrimet e fundit të Lubonjës për “kastravecët e fushës dhe ata të shoqërisë sonë të sotme”, pikasa që vëzhgimi e analiza e tij për ta qe i cunguar. Jo i plotë. Sepse ai kishte harruar ose anashkaluar një lloj tjetër të tyre. Një lloj i veçantë e i rrallë kastravecësh ky, që, ndryshe nga të parët, nuk ka shanse të shtohet, as në numër e as në prodhimtari. Dhe që nuk shitet por që po pakësohet çdo vit, çdo muaj, çdo ditë drejt zhdukjes së pandalshme.
Ky lloj kastraveci është kastravec me shumë fara. Kurse ata të Lubonjës mund të jenë edhe krejt pa to. Pikërisht farat janë mallkimi i tij. Ato në brendësi janë jo vetëm të shumta, por edhe të mëdha e të forta. Këto fara, po të mbillen e të vaditen, do të mund të prodhonin frute e produkte gjithfarësh, nga ato me shumë vlerë për njerëzit dhe vendin. Mirëpo, për fat të keq, prezenca e tyre i bën ata të papërdorshëm.
Duhet thënë se, ndryshe nga ata kastravecë që përmend Lubonja, të cilët në këtë apo atë masë ndodh të kenë brenda tyre kimikate apo edhe helme, kastravecët me fara nuk përmbajnë asnjëherë të tilla. Ndodh vetëm të jenë ndonjëherë të hidhëruar. Por janë hidhërime nga ato që mbeten brenda “zemrës”. Nuk helmojnë të tjerët. Karakteristikë tjetër është se ata, ndryshe nga kastravecët e Lubonjës, përmbajnë pak, në mos aspak ujë. Dhe janë fare të lirë. Ata që kanë guximin t’i përdorin për diçka, mjafton të paguajnë për ta vetëm ca qindarka.
Kastravecët e llojit të tillë dallohen pa vështirësi që nga forma e jashtme. Ata nuk janë kokëmëdhenj si kungujt. As të verdhë nga zilia si ata. Janë të thjeshtë në pamje e pa poza, jo të kapardisur si bananet në frutiere luksoze. Karakteristika më dalluese është se kanë  gjithmonë formë të drejtë, sepse farat që kanë brenda nuk i lejojnë ata që të përdridhen, të përkulen e të shtrembërohen.

Kastravecët e librave
Të tillë kastravecë, edhe pse jo të shumtë, janë të mishëruar te disa nga njerëzit e shoqërisë sonë. Ata mund të hasen te disa fëmijë, djem e vajza të mbara shkollore, që quhen respektivisht nga të tjerët qullacë, peshkopë, humbamenë, kaqolë, çuna e goca mamaje. Kjo sepse ata besojnë, binden dhe bëjnë gjithçka që u këshillojnë prindërit, edukatorja, mësuesit. Ata nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë në jetë prapësira. Kanë mësuar mirë, kanë qenë shpesh në tabelë nderi të shkollës, kanë marrë fletë lavdërimi e, disa prej tyre, edhe medalje ari.
Më pas, në universitete kanë shkëlqyer, pasi kanë djersitur duke lexuar e studiuar dhe duke u përpjekur të bëjnë kërkime shkencore, të mbrojnë mastera e doktorata brenda e jashtë vendit. Ata kanë shumë vlerësime pozitive dhe entuziaste nga kolegët me të cilët kanë punuar jashtë vendit. Kanë CV shumë të pasur, të cilat i bëjnë prindërit e tyre dhe ata vetë tepër krenarë. Sepse këta kastravecë besojnë, ndjekin dhe zbatojnë pa lëkundje në ato virtyte që u kanë predikuar gjyshi, prindërit, mësuesit, librat, teatrot, interneti dhe filmat që kanë parë.
Ata besojnë thellësisht që në fund të fundit e mira fiton ndaj të keqes dhe që virtyti e mposht vesin dhe krimin. Përkundrazi, si të  gjithë torollakët nuk besojnë se me para mund ta blesh suksesin dhe lumturinë. Ato, sipas tyre, krijohen e fitohen vetëm me djersë, me ndershmëri dhe drejtësi. Besojnë se të gjithë njerëzit e mirë, shpirtërisht të pastër si Davidi Koperfildi dhe Anjeza do kenë patjetër fund të lumtur në jetë. Dhe gjithë të ligjtë, servilët dhe hipokritët si Uriah Hipi në fund të fundit do të ndëshkohen nga drejtësia. Sepse e drejta, sado që ta pengojnë, një ditë prej ditësh del, në mos nga Zoti, nga jeta vetë. Historia e Edmond Dantesit të mirë, që pas burgut të pamerituar gjeti mrekullisht një thesar dhe u bë kont i Montekristos, për t’u hakmarrë e ndëshkuar njërin pas tjetrit të gjithë keqbërësit e tij, sipas mendjes së tyre nuk është thjesht roman apo histori letrare imagjinare, por ngjarje që ka ndodhur vërtetësisht në jetë.
Këta kastravecë me këto parime dhe bindje që kanë natyrisht janë objekt zbavitjeje, romuzesh e gallate nga ish-shokët e shoqet e tyre të shkollës, të lagjes, të njerëzve të njohur e të panjohur për ta, nga ish- studentet bashkëmoshatarë të dobët në shkollë apo fare pa shkollë, të cilët fati, zotësia, shkathtësia, kazinoja, dredhia, manovrimi, reflekset, guximi për të bërë gjëra të ndaluara u ka mundësuar të bëhen biznesmenë të suksesshëm, drejtorë kompanish dhe institucionesh, madje edhe lart e më lart në poste të larta politike e shtetërore, policore, gjyqësore, parlamentare, mediatike e deri qytetarë nderi. Vetvetiu këta i shikojnë këta lloj kastravecësh herë me mëshirë, herë me përbuzje dhe herë  me qesëndi si “njerëz koti”, me shumë mend që nuk i hanë qentë, të pazotë, jo praktikë, jo pragmatikë, pa reflekse për jetën, që ëndërrojnë në hava, “pa këmbët në tokë”, që numërojnë yjet, që “nuk nxjerrin dot qimen nga qulli”. Dhe që nuk kuptojnë se në shoqërinë moderne të sotme të tregut të lirë, të vetmet mallra për të cilat tani për tani nuk ka vend në të, janë mirësia dhe dituria.

Mary Cury dhe Servantesi
Kastravecët me fara të mëdha njohurish, idesh, aftësish, me fara të mëdha ndershmërie, korrektese, sinqeriteti vazhdojnë t’i mbartin ato bashkë me ëndrrat e vizionet e pashtershme, që vetvetiu shikojnë “me sy hapur” për të ardhmen. Ata besojnë (prandaj me hak i quajnë 100% teveqel) se dikush patjetër do kujtohet e do kuptojë dobinë dhe vlerat e tyre. Të gjitha predikimet që kanë dëgjuar që në fëmijërinë e hershme dhe deri kur u thinjën, a nuk kanë qenë siguruese për këtë? Për më tepër, ata shpresojnë në fjalët që pat thënë për ta dikur Mary Cury: “Njerëzimit i duhen njerëzit praktikë, pragmatistë, që punojnë për interesin vetjak e njëkohësisht interesin e përgjithshëm, por atij i duhen edhe ëndërrimtarët për të cilët përkushtimi ndaj qëllimeve të mira që kanë, është aq imperativ, sa u bëhet e pamundur të mendojnë për vetveten dhe interesat materiale të tyre”.
Mirëpo shkencëtarja e madhe Cury ka shumë kohë që ka vdekur. Madje, vdiq ende e re, para kohe, viktimë nga rrezet e padukshme, që ajo vetë i zbuloi në të mirë të njerëzimit.
Kastravecët me fara nuk kanë mësuar asgjë nga pësimi tragjik i saj. Ata ende mbajnë në mendjet e tyre fjalët e bukura justifikuese që ajo tha për ta. Dhe kështu vetvetiu duken sot në sytë e të tjerëve si personazhe të Servantesit. Secili prej tyre si një Don Kishot që, edhe pse i pafuqishëm dhe krejt pa mbështetje, vazhdon të ëndërrojë, të besojë e të dëshirojë se do të mundë një ditë prej ditësh që ta ndryshojë për më mirë botën.
Në të vërtete, ata pa e kuptuar as vetë janë nga dita në ditë duke u pakur, duke u shuar e duke iu nënshtruar fatit të tyre fatal. Me epitafin: “Racë e dikurshme kastravecësh. Tashmë e zhdukur”.

Në vend të epilogut
Fatos, më lejon t’ju pyes diçka: Ç’dreqin pate që nuk deshe të mbeteshe përgjithmonë Fatos? Mos vallë u bëre Lubonjë për të shpëtuar edhe këtë racë kastravecësh të harruar?

nga Panorama

Comments

Submitted by idriz tafa (not verified) on

Z. Profesor, mos e kini fjalen per nobelisten Mari Kyri-në (Marie Curie), pasi Mary Cury nuk ekziston?

Submitted by Daku (not verified) on

Edhe une poe vrisja mendjen per ate, cfare donte te thoshte "poeti"?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Bravo doktor Isufi, kjo eshte shenje e shkelqyer qe diabeti eshte zhduur nga udheheqja jone e larte, perderisa ty te del koha te merresh me kastravecet e Lubonjes.

Gjithesesi edhe ti edhe Lubonja keni harruar nje tip tjeter kastraveci, kstravecin TURSHI, ku sic duket hyni edhe njeri edhe tjetri. Kur kastraveci behet turshi, si puna juaj, a eshte me fara a pa fara, i shtrember a i drejte, nuk ka rendesi fare, sepse kastraveci turshi ka vetem nje karakteristike, eshte i THARTE (per te mos thene i THARTUAR).

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

E lexova disa here kete artikull,por nuk arrita te kuptoje se çfare kerkon te thote Dr.Kalo!

Fatosi :  -   ishte simpatik;

-  vlerat,njohurite,idete,principet,vizionet........   e tij na shkundin pa droje.(druajtje,frike)

Lubonja : - edhe ai gabon,ose me sakte harron;

- fjalet i ka me shume gjemba,qe i hedh mbi ne si akuza plot pasion,me temperamant;

- nuk di te beje humor,por fjalet e tij disa i marrin si shaka.Pune per ta!

-  analiza per kastravecat nuk eshte e plote,e cunguar,mungon kastraveci me fara.

Pastaj eshte analiza e kastravecave me fare.

Alegori? Nuk besoj,sepse ai deklaron qe :Mos kujtoni se këtë hyrje e bëra për t’jua prezantuar apo për ta hyjnizuar Lubonjën.

Kush eshte mesazhi i ketij shkrimi?

Kam lexuar diku se per te shkruajtur nje artikull te mire duhet t'i pergjigjesh pese pyetje " W "

- Whu - Kush

- What- Cfare

- Where - Ku

- When -  Kur

- Why  -  Perse,per ç'arsye

Kush ka arritur te kuptoje diçka nga ky shkrim i lutem te me beje qe te kuptoje diçka.

Zemra e njeriut mund te ngurtesohet,mund te behet ç'njerezore por kurre jo njerezore,ngelet gjithmon zemer njeriu.

Agim Shkodra.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Agim, pershtypjen tende besoj se e ka shumica e atyre qe lexojne kete shkrim. Mua me ngjalli dy ndjesi:
-Dok. Kalo po ben prova komunikimi me lexuesit, por eshte akoma tek faza qe vetem ai kupton se cfare shkruan.
-Dok. Kalo ben pjese tek brezi "mendjehapur" qe prodhoi diktatura, ku edhe kritika ishte monopol i pake njerezve...per te tjeret ishte pellgu i konformizmit.

Submitted by Miranda V (not verified) on

Mire e ke thene Agim! Po e them une pak se si eshte kjo pune, pa e lexuar disa here dhe me nje shikim diagonal.

- Who - Kush // Z. Kalo, pjese e nje shtrese qe ha ne cdo regjim e kohe, pa qene nevoja per aftesi te tjera.

- What- Cfare // Asgje. Derdellitje, predikime e didaktizma; qe si hyjne ne pune askujt e s'bejne per asgje.

- Where - Ku //  Askund. Z. Kalo eshte pensionist, ngjarja zhvillohet ne ap. e tij.

- When -  Kur // Asnjehere apo gjithmone, thjesht inflacion fjalesh pa baze, pa kulm e pa qellim.

- Why  -  Perse,per ç'arsye // Per pak protagonizem, vemendje dhe spekullime pa vlere.

Ka shume per te thene per ''profin'' e si i ka marre meritat [e percjelle dhe familjes/ per te cilen tani qe eshte pensionist tregon neper gazeta -gjithnje duke moralizuar- se sa te sukseshem e te mire jane] por me mire i dine koleget e tij.

Ta lexosh, eshte vecse humbje kohe.

Submitted by reformer (not verified) on

nuk ka rendesi se cfare ka dashur ti thote Fatosit dhe Lubonjes doktori. pjesa per kastravecet me fara eshte shume origjinale dhe simpatike. ne te vertete kjo eshte nje pjese qe i drejtohet te gjithe njerzve qe MENDOJNE dhe jo vetem Fatosit, dhe aq me pak jo vetem Lubonjes.

e vetmja verejtje qe mund ti bej eshte kjo: doktori i sheqerit ka te drejte ne analizen e tij per kastravecat pa fare ne aspektin cilesor. por jo ne ate sasior. per hir te vertetes duhet shtuar  se kastravecat pa fare qe arrijne te behen "biznesmenë të suksesshëm, drejtorë kompanish dhe institucionesh, madje edhe lart e më lart në poste të larta politike e shtetërore, policore, gjyqësore, parlamentare, mediatike e deri qytetarë nderi" jane nje numer shume i vogel i kastravecave pa fare. 9 ne 10-te te kastravecave pa fare nuk behen dot asgje, ose e shumta perfundojne ne nje jete tejet te rendomte.

nga pikpamja morale duhet te kuptohet se nese i vetmi qellim i jetes behet te fitosh para duke i vjedhur ato, atehere  i vetmi zanat i vleresuar do te ishte ai i hajdutit. besoni vertet se nje shoqeri mund te qendroje ne kembe mbi nje moral te tille? ajo qe sot duket si kulmi i aftesise, neser mund te kthehet ne nje mallkim dhe vdekje per shoqerine. mendja njerzore dallohet per nje aftesi qe nuk e ka asnje entitet tjeter dhe kjo eshte aftesia per te parashikuar. drejtesia nuk behet ne nje dite ose dy, por ajo do te vije si nje domosdoshmeri per te shpetuar shoqerine nga vete asgjesimi.

Submitted by bbb (not verified) on

Nuk kuptohet nese Kalua eshte kunder atyre qe thote Lubonja ose kunder menyres si thote. Dmth eshte kunder pamjes se jashtme  te kastravecit apo kunder farave te kastarvecit...Nuk e di por nqs sulmohet Lubonja per ato cka thote per Arrxhiun e rruges se Elbasanit, apo per ato cka thote per sjelljen ambige te Rames, them se Kalua e ka gabim...

Submitted by Daku (not verified) on

Shume kompleks je profesor, ia merr dhe Heminguejt. Pak me konkret dhe me pak sarkazem po ka mundesi. Sa per kastravecat, ke harruar dhe eurosocialistet, ministrat me dhe pa portofol te tipit Veliaj, dhe drejtorat e tipit Spiropali. Trangujt tranguj jane pavarsisht nga ngjyra.

Submitted by Bard (not verified) on

Kalo po thote, duke perdorur nje terminologji zarzavatesh ate qe Platoni e tha para 25 shekujsh: filozofi eshte krejtesisht i verbuar nga dielli i se vertetes, nuk arrin te shohe asgje perpos asaj drite qe veç pak arrijne ta perceptojne, per kete arsye ai ecen si somnambul ne erresiren e se perditshmes, dhe pengohet aty ku njerezit praktike nuk shohin kurrfare pengese. Po thote qe njerezit teorike si Lubonja nuk mund tu japin mend pragmatisteve te tipit Nano(Fatos e Mustafa), Meta, Berisha e Rama, ngaqe te thuash e te kembengulesh ne te verteten nuk mjafton per te zgjidhur problemet imediate e konkrete ne sferen publike(shporrja e Berishes?). Pas stilit moskokeçares e te zhdervjellet fshihet apologjia e guzhinierit per gatesen e shpifur me ngjala kenete nga ato te Lalzit. Goxha doktrine e çmuar per brezat e qelbur qe do trashegojne kete vend..

Submitted by Student (not verified) on

Ky doktor ishte i afte te komunikonte shume qarte kur vdiq xhaxhi. E gjithe Shqiperia e mban mend intervisten e tij "prekese". Si ka mundesi qe ky individ i mireshkolluar, i shetitur, dhe i respektuar, ka humbur aftesine te jete i qarte? Mungese kurajo, mungese aftesie komunikimi apo perpjekje mjerane per te thene gjera qe i kuptojne vetem "disa" te zgjedhur, me cilesi speciale, kurse te tjeret thjesht te kuptojne se nuk mundet ta marrin vesh, se eshte shume larg intelektit te tyre te kuptojne Profesorin qe vinte ne spital me Mercedes direkt nga shtepia e Hoxhes. Alegoria e kastravecit kuptohet vetem nga njerez me "nivel" te atille qe pranohen e punojne ne kliniken e "udheheqjes", te tjeret jane thjesht turme qe u futet kastraveci pa kuptuar. Ky mjek ka patur atribute njelloj si anetaret e byrose politike. Kur flet ky individ mua me duket sikur flet Pali, Hekri, Adili apo Ramizi. Kur flet si i zgjut me flali pa lidhje, me duket si babai Nanos. Po qartesine ne mendim dhe shkrim ku e ka lene, ne komunizem? Kontrollo sheqerin doktor!

Submitted by Agimi, (not verified) on

...fjale per fjale, fjalet e Isuf Kalo-s,

" Më kujtohet që asokohe ai ishte simpatik në pamje, me sy që i shkëlqenin dhe flokë të zinj që i binin mbi ballë. As vetë nuk e di pse më la që atë ditë një mbresë, që e kujtoj edhe sot."...

...fjalet e mija tani, : "Kane kaluar mbi 50-vjet qysh kur mjeku (atehere i ri ) shkon per vizite mjekesore ne nje shtepi dhe nuk i shqitet nga mendja pamja e adoleshentit (Fatos Lubonja) te asaj familjeje qe e shikon per here te pare DHE E PERSHKRUAN ME KAQ SHUME PASION ????

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Vetem sa per te qene te qarte, mos do te thuash qe doktori ishte pak deviant seksualisht qysh ne ate kohe?

Submitted by ernesto che (not verified) on

une mendoj se kodi i mendimit te shokut isuf eshte ky :

e ardhmja ,vizioni,endra,=    komunizmi, shoqeria pa klasa(pas zhdukjes se armiqve),utopia

kastravecet me fara =enderimtaret , luftetaret,revolucionaret,bolsheviket (me te gjithe pasojat)

kastravecet pa fara =borgjezet e felliqur ,ata qe nuk ngrihen dot mbi nivelin e interesave personale per shkak te te cilave ata shpiken edhe demokracine e mallkuar

lubonja =kastravec me fara

Submitted by ksatraveci me fara (not verified) on

Ne tetevjecare na kane mesuar qe cdo histori ka nje moral.Morali i kesaj sipas meje eshte : "Studio mire gjuhen shqipe qe te evitosh gabime trashanike ne drejtshkrim".

Kastraveci me fara

Submitted by Nonim (not verified) on

E lexova sot shkrimin.

Dhe ju them te drejten, edhe une jam nder ato kastraveca, qe pershkruhen ne shkrim.

Do ishte i paplote shkrimi, ose me sakte, vazhdim i tij, PA komentet qe shoqerojne ate.

Nqs, s'do kishte kaq shume "reagime" te internauteve ndaj ketij lloj "kastraveci", shkrimi do ishte shterpe.

Kalofshi sa me bukur, e ju falenderoj qe LEXUAT

Submitted by Anonim (not verified) on

Dr. Kalua shkruan bukur (ne kuptimin letrar, artistik te fjales). Ne kete kuptim te jep kenaqesi. Padyshim qe eshte intelektual i dores se pare dhe i kultuaruar, pavaresishte se ne te gjitha shkrimet e tij gjen gabime, te cilat me duket se jane pasoje e teperise se personazheve qe ka ne koke. Edhe Fatos Lubonja eshte intelektual me vlera.

Ne kete rrafsh jane te paqortueshem, apo sic thote dr. "kastraveca me fara". Mirepo a jane keta njerez te ditur te pakorruptueshem? Shtrohet kjo pyetje se shoqeria ka shume nevoje, sidomos ne faza te kapercimeve te medha, jo vetem per njerez te ditur, por edhe te pergjigjshem per te marre persiper detyra qe e ndihmojne shoqerine ta kaloje me sa me pak dhimbje kapercimet. Dhe e kuptojme te gjithe se pergjegjshmeria eshte shprehje e karakterit te individit.

Z. Kalo ka shume vite qe eshte bere mbeshtetes i Sali Berishes. Nuk shkroi dhe nuk tha asnje fjale per tragjedine e Gerdecit, nuk shkroi dhe nuk tha asnje fjale per vrasjen me gjak te ftohte te protestuesve paqesore ne mes te bulevardit, ne raste me pak te renda jo qe jo. Madje ne cdo shkrim te tijin edhe pse nuk ka qene vendi (tema) ne menyre shume te sforcuar ka ngjeshur fjalet per te bere elozhe Sali Berishes. Ky eshte turp per nje intelektual qe mban veten per "kastravec me fara". Shkaku i turpit eshte i qarte. Sali Berisha e ktheu nga mergimi Isuf Kalon dhe i dha shumecka nga buxheti i shtetit.

Fatos Lubonja nga nje kritik shume i ashper ndaj bemave te Sali Berishes, ne tete vjetet e fundit u kthye ne sherbetor te tij. Une nuk e kam fare te qarte cfare ka ndodhur me Fatos Lubonjen. Jam para nje enigme, ndryshe nga rasti i Kalos qe s'ka asgje enigmatike ne arsyen e sherbimeve qe i ka bere Sali Berishes. Valle c'ka ndodhur midis Lubonjes dhe Berishes?

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Falenderoj Miranda.V dhe "skelari migrues" per pergjigjen qe me kane dhene dhe doja te shtoja diçka ne lidhje me kete kohe te çuditshme ne te cilen po jetojme realisht dhe virtualisht.

Jeta eshte e çuditshme,disa persona jane te tejdukshem,trasparent si kristali,te tjere jane te erret,te padukshem si.......

Drama e jetes nuk eshte vdekja, eshte ajo qe vdes brenda nesh edhe pse jemi akoma ne jete.

Koha nuk te ben qe te humbasesh miqte,por te ben te kuptosh se kush jane miqte e vertete dhe aq me teper ne Demokraci,ne kete demokraci qe eshte si nje nje peme qe e ka humbur aftesine per te çelur lule,por edhe ndonje lule qe çel siç thote nje miku im ate e hane gomeret.

Submitted by lipe shtogu (not verified) on

Kesaj i thone KALO khen duke lexuar KALO-n.Do ishte me interesante te na tregonte ndonje nga zullumet e tij te bllokut me Liljana Hoxhen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.