BAROMETËR24: Ramës dhe Bashës u bien kuotat; Korça barazim
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8631_rama-basha.gif?itok=j_-o2_Hb)
Në Athinën e Lashtë, ku lindi demokracia, votuesit mblidheshin një herë në muaj në agorën e famshme athinase dhe u shprehnin qeverisësve drejtëpërdrejt opinionet e tyre. Kjo formë e drejtpërdrejtë e demokracisë nuk mund të zbatohet në kohët moderne të demokracisë përfaqësuese, për arsye të kuptueshme praktike. Gjithashtu, nuk është praktike që të zhvillohet referendum çdo muaj, për t’u dhënë votuesve mundësinë të shprehin periodikisht opinionet e tyre ndaj qeverisësve. Për këtë arsye, mediat në vendet demokratike kanë dhjetra vjet që i japin mundësi elektoratit t’i bëjë të njohura opinionet e tij nëpërmjet sondazheve periodike të opinionit.
Në Shqipëri, NEWS24 është i pari medium që po e krijon këtë mundësi nëpërmjet sondazhit periodik BAROMETËR24, të cilin e mbikqyr unë statistikisht. Të martën në orën 20, u publikuan rezultatet e sondës së dytë të këtij sondazhi periodik. Më poshtë vijojnë disa të dhëna teknike të sondazhit dhe rezultatet e sondës së dytë.
KAMPIONI:
a - Kampion fillestar i tetorit rianketohet periodikisht çdo muaj.
b - 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks.
c - 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009.
d - Kampioni është i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht.
MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.
A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Nentor
Po 48%
Jo 29%
Nuk e di 23%
Muaji Tetor
Po 49%
Jo 26%
Nuk e di 25%
Koment: Edhe këtë muaj, më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të familjeve të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)
A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Nentor
Po 55%
Jo 30%
Nuk e di 15%
Muaji Tetor
Po 55%
Jo 28%
Nuk e di 17%
Koment: Ende jo të gjithë votuesit urbanë që kanë votuar për mazhorancën aktuale kanë besim se rrotacioni i pushtetit do të ndikojë për mirë në ekonominë e vendit në të ardhmen e afërt.
A mendoni se rendi po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Muaji Nentor
Po 61%
Jo 25%
Nuk e di 14%
Muaji Tetor
Po 60%
Jo 21%
Nuk e di 18%
Koment: Vetëm 1 ndër 4 votues urbanë aktualisht kanë bindjen se situata e rendit nuk po përmirësohet. Ndërkohë, 3 ndër 5 kanë bindjen se ajo po përmirësohet nën qeverisjen aktuale.
Opinioni pozitiv për Kryeministrin Rama: Nëntor 56%; Tetor 57%
Muaji Nentor
Pozitiv 19%
Shumë Pozitiv 37%
Gjithsej pozitiv 56%
Muaji Tetor
Pozitiv 20%
Shumë Pozitiv 37%
Gjithsej pozitiv 57%
Të anketuarit që votuan PS në 23 qershor 42%
Opinioni negativ për Kryeministrin Rama: Nëntor 36%; Tetor 34%
Muaji Nentor
Negativ 9%
Shumë Negativ 27%
Gjithsej Negativ 36%
Muaji Tetor
Negativ 7%
Shumë Negativ 27%
Gjithsej Negativ 34%
Të anketuarit që votuan djathtas në 23 qershor 39%
Shënim: Shumica e të anketuarve që ndryshuan opinion për Ramën u intervistuan në tri ditët e fundit.
Opinioni pozitv për Kabinetin e Ministrave: Nëntor 52%; Tetor 51%
Muaji Nentor
Pozitiv 32%
Shumë Pozitiv 20%
Gjithsej pozitiv 52%
Muaji Tetor
Pozitiv 31%
Shumë Pozitiv 20%
Gjithsej pozitiv 51%
Të anketuarit që votuan majtas në 23 qershor 57%
Opinioni negativ për Kabinetin e Ministrave: Nëntor 35%; Tetor 34%
Muaji Nentor
Negativ 11%
Shumë Negativ 24%
Gjithsej Negativ 35%
Muaji Tetor
Negativ 10%
Shumë Negativ 24%
Gjithsej Negativ 34%
Të anketuarit që votuan djathtas në 23 qershor 39%
Koment: Kuota pozitive për ekipin ministror është rritur me 1 pikë në nëntor. Sidoqoftë, jo të gjithë të anketuarit që kanë votuar për mazhorancën aktuale në 23 qershor (57%) kanë opinion pozitiv për të (52%).
Opinioni pozitiv për Gr. Parlamentar PS: Nëntor 47%; Tetor 47%
Muaji Nentor
Pozitiv 21%
Shumë Pozitiv 26%
Gjithsej pozitiv 47%
Muaji Tetor
Pozitiv 20%
Shumë Pozitiv 27%
Gjithsej pozitiv 47%
Të anketuarit që votuan PS në 23 qershor 42%
Opinioni negativ për Gr. Parlamentar PS: Nëntor 37%; Tetor 36%
Muaji Nentor
Negativ 7%
Shumë Negativ 30%
Gjithsej Negativ 37%
Muaji Tetor
Negativ 6%
Shumë Negativ 30%
Gjithsej Negativ 36%
Të anketuarit që votuan djathtas në 23 qershor 39%
Koment: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PS-së (47%) është më e lartë se përqindja e të anketuarve që kanë votuar për PS-në 23 qershor (42%). Ndërkohë, pothuaj të gjithë ata që kanë votuar për të djathtën kanë opinion negativ për këtë grup parlamentar.
Opinioni pozitiv për Kryetarin e PD-së, Basha: Nëntor 40%; Tetor 41%
Muaji Nentor
Pozitiv 11%
Shumë Pozitiv 29%
Gjithsej pozitiv 40%
Muaji Tetor
Pozitiv 11%
Shumë Pozitiv 30%
Gjithsej pozitiv 41%
Të anketuarit që votuan PD në 23 qershor 30%
Opinioni negativ për Kryetarin e PD-së, Basha: Nëntor 45%; Tetor 44%;
Muaji Nentor
Negativ 11%
Shumë Negativ 34%
Gjithsej Negativ 45%
Muaji Tetor
Negativ 10%
Shumë Negativ 34%
Gjithsej Negativ 44%
Të anketuarit që votuan majtas në 23 qershor 57%
Koment: Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej votuesve të PD-së, në të gjithë të anketuarit e djathtë. Sidoqoftë, ka rënie me 1 pikë të kuotës së tij pozitive dhe rritje me 1 pikë të kuotës negative.
Opinioni pozitiv për Gr. Parlamentar PD: Nëntor 30%; Tetor 29%
Muaji Nentor
Pozitiv 12%
Shumë Pozitiv 18%
Gjithsej pozitiv 30%
Muaji Tetor
Pozitiv 11%
Shumë Pozitiv 18%
Gjithsej pozitiv 29%
Të anketuarit që votuan PD në 23 qershor 30%
Opinioni negativ për Gr. Parlamentar PD: Nëntor 55%; Tetor 51%
Muaji Nentor
Negativ 10%
Shumë Negativ 45%
Gjithsej Negativ 55%
Muaji Tetor
Negativ 6%
Shumë Negativ 45%
Gjithsej Negativ 51%
Të anketuarit që votuan majtas në 23 qershor 57%
Koment: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PD-së është rritur me 1 pikë (nga 29% në 30%), por ajo negative është rritur me 4 pikë (nga 51% në 55%)
Opinioni pozitv për Kryeparlamentarin Meta: Nëntor 44%; Tetor 44%
Muaji Nentor
Pozitiv 31%
Shumë Pozitiv 13%
Gjithsej pozitiv 44%
Muaji Tetor
Pozitiv 32%
Shumë Pozitiv 12%
Gjithsej pozitiv 44%
Të anketuarit që votuan LSI në 23 qershor 10%
Opinioni negativ për Kryeparlamentarin Meta: Nëntor 40%; Tetor 39%
Muaji Nentor
Negativ 11%
Shumë Negativ 29%
Gjithsej Negativ 40%
Muaji Tetor
Negativ 10%
Shumë Negativ 29%
Gjithsej Negativ 39%
Të anketuarit që votuan djathtas në 23 qershor 39%
Koment: Kuota pozitive e Metës nuk ka ndryshuar, por tani kanë për të opinion shumë pozitv 13% e të anketuarve, nga 12% në tetor dhe 10% që votuan për LSI-në në 23 qershor. Nga ana tjetër, është rritur me 1 pikë kuota negative për Metën.
Opinioni pozitv për Gr. Parlamentar LSI: Nëntor 37%; Tetor 37%
Muaji Nentor
Pozitiv 26%
Shumë Pozitiv 11%
Gjithsej pozitiv 37%
Muaji Tetor
Pozitiv 26%
Shumë Pozitiv 11%
Gjithsej pozitiv 37%
Të anketuarit që votuan LSI në 23 qershor 10%
Opinioni negativ për Gr. Parlamentar LSI: Nëntor 40%; Tetor 39%
Muaji Nentor
Negativ 9%
Shumë Negativ 31%
Gjithsej Negativ 40%
Muaji Tetor
Negativ 8%
Shumë Negativ 31%
Gjithsej Negativ 39%
Të anketuarit që votuan djathtas në 23 qershor 39%
Koment: Vetëm kuota negative ka ndryshuar për grupin parlamentar të LSI-së; nga 39% në 40%.
Cilat nga këto lorja fati do donit të mbylleshin?
Lojrat e paliçencuara 95%
Edhe kazinotë e liçencuara 81%
Edhe lokalet e liçencuara të basteve 73%
Nuk e di 5%
Koment: 73% e të anketuarve duan mbylljen e të gjitha lokaleve të lojrave të fatit, ndërsa 81% duan mbylljen vetëm të lokaleleve të palicencuara dhe të kazinove të licencuara. Pothuaj të gjithë duan mbylljen e lokaleve të palicencuara.
A duhen përsëritur zgjedhjet në Bashkinë e Korçës?
Po 43%
Jo 43%
Nuk e di 14%
Koment: Elektorati urban është i ndarë mëdysh në lidhje me përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Korçës. Sidoqoftë, në mënyrë eksplicite, kundër përsëritjes së zgjedhjeve janë vetëm 43% e të anketuarve, nga 57% që kanë votuar për të majtën në 23 qershor.
Comments
Se mos ben ndonje pyetje per
<p>Se mos ben ndonje pyetje per armet kimike.</p>
O z. Zaloshnja! Edhe pse jeni
<p>O z. Zaloshnja! Edhe pse jeni ekspert i mire (per Ameriken), jeni "out" realitetit shqiptar, ku asnjehere njerezit nuk thone ate qe do te bejne. Ose "kampionet" tuaja jane kotnasikoti.</p><p>Por hallall parate qe ju paguan News 24!</p><p>Po boton "budallalleqe" statistikore, qe jane te sakta nga ana aritmetike, por te gabuara nga ana sociologjike, prandaj nuk i lançojne as miqte tuaj botues, kryeredaktore, gazetare, analiste!</p>
Add new comment