Ç'humbje e tmerrshme? Humbe diktatorin

Ti je mësuar me diktator…
Zgjohesh, psh. je kureshtar si ka gdhirë ai. Lahesh, rruhesh, lyhesh dhe bëhesh për të dalë!
Mbërrthehesh me pyetjen “po sikur?’’
Të tregosh lumturi, ke frikë! “Po sikur’’ ai të jetë i mërzitur?!
Nuk di ç’ti bësh… Më e keqja, as me veten tënde nuk di ç’të bësh, kur je i mësuar me diktator!

Vjen një ditë, dalë ngadalë e zbërthen pyetjen “po sikur?’’ dhe guximi të arrin veçse ta shndërosh ‘po sikur-ën’ në “kok a pil”.
Ulesh ose ngrihesh, ecën ose ndalon, qesh ose qan. Hamendëson se jeton!
Kur je mësuar me diktator, e shumta bën një jetë prej kokapili!
Duartroket edhe fermanin e vdekjes tënde!
Kokapils!
Hamendëson se rinia e sotme ngjason me jetën tënde prej kokapilsi?!

Je mësuar me diktator…s’ke ç’bën!
Tmerri i vetëm që ti ke, është të mbetesh pa të! Të humbasësh atë!
E di mirë, madje s’di asgjë tjetër. Pa të, as ti s’je!
29 minuta ty të foli. 29 minutat e fundit të një marrëzie gati shekullore.
Ishin minutat e fundit të flladit, përkëdhelisë, ledhatimit, përkundjes të dedikuar enkas ty. Ta punoi keq fare…nuk e kuptove?!

Je mësuar me diktator, por…
A e pe? As 1 minutë nuk iu desh të rinjve në sheshe. Të të sikterisin në humnerën e turpit, pa llafe.
Më pak se në një minutë, morën atë që deshën për jetën e tyre.
Pa jargavitje, pa përdridhje, pa lëpirje.
Me mund, me mend, me zë!

Ti nuk ndryshon kokapils!
Edhe me marinim nuk piqesh. Je mësuar me diktator. Je mësuar të jetosh veresije!
Rruhu, kruju, shkulu…
Çirru nëpër ekrane, shkruaj në bllogje, në gazeta, në forume, fryhu me titujt boshe.
Edhe trurin e ke veresije.
Fol sa të duash për paqen, lirinë, demokracinë, mirënjohjen, miqësinë…asnjërën nuk e do ti. Ti do diktatorin, por humbe!
Humbe diktatorin atë ditë. Atë të radhës që deshe ta krijoje…
15 Nëntor 2013. Shënoje!
Kokapils, me fjalimin e Ramës ti more fund! Nuk e kupton?! Ta punoi keq fare.
Kjo është e vërteta jote. Ashtu si Shqipëria nuk kishte kapacitete për armët kimike të Sirisë, edhe ti nuk ke kapacitet ta pranosh.
29 minuta ngushëllime për ty…
Ta besoj. Është e tmerrshme që humbe diktatorin!
Në 1 minutë!
Një shans që erdhi pas një shekulli, Shqipëria nuk duhet të humbte, dhe nuk humbi falë të rinjve!
Shqip
Comments
manifest brilant.

manifest brilant.

Ti Dursuno ku i di kaq mire

Ti Dursuno ku i di kaq mire punet e diktatorve? Apo kur rruhesh dhe lyhesh vazhdimisht e ke mendjen se ku te ka humbe diktatori, e di ti, ai qe te......

Po c'merreni me Dursunin. Nje

Po c'merreni me Dursunin. Nje gazetaruc, i ceket deri ne perversitet qe as nivelin e mediokrit nuk e arrin dot. Nje gazetari medioker edhe mund ti debatosh per gabimet ne argumente. Ketij Dursunit nuk i debaton dot me kunderargument sepse e ka te gjithe shkrimin pa lidhje.

Turp i Temes dhe ResPublices qe mbushin faqet me pacavuret e Dursunit.

Dursun efendi ! Te me falesh

Dursun efendi ! Te me falesh , por nuk gjej asnje term tjeter pervec te te thene Mashtrues ! Mashtrues ! Mashtrues! Dheee 1000 here te tjera Mashtrues ! Pse u "nxeha" une kaq shume ?

Gjithe pushtet o "Lirues" jane diktature ! Nuk ka fare asnje lloj rendesie nese Diktatura eshte Monokratike apo Kolegjiale ! Kjo eshte e Para dhe kryesorja ! Sado "kolegjiale" te jete diktatura gjithmone zbatohet nga "diktatoruce" ne segment te jetes !

E dyta : Gjithe njerezimi eshte rritur dhe edukuar ne diktature ! Perfshi vendet Europiane , perfshi Azine apo qyteterimet Islamike ! E di kush eshte "Diktatori" ? Eshte "ZOTI" ! Figura mashtruese e "zotit" , "bamiresit" dhe "ndeshkuesit" te gjithpushtetshem , iu mesohet femijeve qe ne "cicen" e nenes , qofte nene e krishtere , qofte islamike , budiste apo judeh ! "DIKTATORI I MADH" eshte gjalle !

Mos na bej here tjeter , brockulla te tilla ! Me ke kujton se po luan ? Me mendjen e femijeve te cerdhes ?

Dursuuun , pak me shume respekt per veten tende !

Sinqerisht Z, Dursun, Ju jeni

Sinqerisht Z, Dursun, Ju jeni me shqiptar se shqiptaret! Ju falenderoj per ndjeshmerine tuaj dhe per pershkrimin e gjithe lapangjozeve qe po i servilosen Kryeministrit dhe ambasadorit amerikan ne kete periudhe post-proteste! Turqia vertet po e ndihmon shume Shqiperine me prezencen tuaj ketu! Faleminderit1

Add new comment