Çfarë fituam

Postuar në 16 Nëntor, 2013 02:08
Kristi Pinderi

1.      Nga sot, koncepti se proteston opozita dhe qytetarët i bashkohen, i  përket një epoke të kaluar

2.      Nga sot, sidomos pas disa pamjeve ku gjimnazistë gëzonin si në mbrëmjen  e maturës, koncepti se të rinjtë në këtë vend rrinë gjithë ditën në kafene  pa asnjë qëllim, i përket një epoke tjetër (pavarësisht racionalitetit apo jo, panikut apo jo)

3.      Nga sot, makineria e fuqishme e komunikimit brenda qeverisë do i shikojë mënyrat me të cilat punonte në kohën kur Rama kishte luftë në  parti, luftë në Kuvend, mosbesim në ambientet ndërkombëtare, etj, si  mënyra që i përkasin një epoke tjetër. Nga sot edhe komunikimi i  kryeministrit me qytetarët do të jetë i bazuar te një besim i ndërsjelltë  dhe jo thjesht i bazuar në taktika apo manovra që i përkisnin kohës kur opozita e dikurshme duhet të mbijetonte përballë një qeverie të paskrupullt e përballë një populli që nuk kishte si të shprehte mendimin e vet.

4.      Nga sot, kemi mësuar se kemi në vend 31 pika që me mbetjet e tyre  kimike rrezikojnë jetët tona. Mbetje që deri sot, ishin bashkë me ne, pjesë e një epoke që nisi diku nga mesi i viteve 50-të. Kjo epokë, nga sot  ka marrë fund, por problemi mbetet.

5.      Nga sot, kemi kuptuar se të heshtësh për mjedisin është si të vetvritesh ditë pas dite e në mënyrë të ngadaltë. Kjo i përket një epoke kur edhe nisma më gjenuine ambientaliste ose nuk merrej parasysh, ose asociohej me lloj lloj përfituesish e manipuluesish të opinionit publik, për përfitime politike.

6.      Nga sot, kuptuam se kush cirret për të drejtat e konsumatorit, e lëpihet sa andej këndej për ndonjë përfitim, i del boja, siç i doli. Pastruam shoqërinë civile apo atë pjesë të saj që fshihet pas 7, 8 apo 13 organizatave të legalizuara në Gjykatë.

7.      Dhe fituam nga sot një lëvizje të mirëfilltë ambientaliste që ka respektin dhe mbështetjen e mbi 70 përqind të popullsisë. Një legjitimim i jashtëzakonshëm i AKIP që për fat të keq nuk arriti ta shikonte një prej frymëzuesve të lëvizjes ambientaliste në Shqipëri, Ardian Klosi. Nga sot, të konsideruar si e parëndësishme e zërave për mbrojtjen e ambientit, i përket një epoke tjetër. Sepse nga sot, nuk kemi vetëm një aleancë, por një lëvizje të mirëfilltë ambientaliste.

8.      Nga sot, rreth 617.000 linqe të reja në Google, rezultate që dalin brenda 7 sekondave, i janë shtuar kërkimeve për Shqipërinë. Por këto të gjitha flasin për Shqipërinë që proteston dhe fiton brenda pak ditëve. Nuk ka reklamë më të bukur. Koha e lajmëve me bunkerë, i përket nga sot një epoke tjetër.

9.      Nga sot, koha e monopolit mediatik të mediave të zënë ngushtë si një sanduiç, i përket një epoke tjetër. Nga sot, njerëzit kanë potencialisht rreth 1.2 milion reporterë (aq sa është përqindja e përdoruesve të internetit në vend).

10.     Nga sot do të kemi një ridimensionim të marrëdhënies sonë me SHBA, që mund të jetë dhe s’ka pse mos jetë, një shans më shumë, jo një shans i humbur. Sepse nuk ka ndryshuar gjë nga dëshira apo vullneti ynë për të marrë më të mirat nga kjo marrëdhënie. Nga sot, dimë të themi edhe Jo...

11.     Dhe së fundi, nga sot nuk ka asnjë arsye pse këto 10 pikat më lart të jenë një 10 me yll :)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ke haruar te thuash ne piken 10 se ne nje matedhenie duhetvdhe te japesh jo vetem te fitosh Kristi. Por kamnmendimin se kjo eshte ne natyren e shqiptareve ku duan vetem te perfitojne dhe jo te japin sukebju dukur vetja te zgjuar dhe harrojne qe vazhdojne te mbesin vrima e fundit e kavallit si tha Rama.
Jam shume kurioz te shoh numrin e te rinjve qe do dalin te pastrojne halene qe bejne perdite vete ne date 22 nentor.
Kam idene se nuk do zhgenjehem.

Submitted by Kult (not verified) on

Nga sot edhe komunikimi i  kryeministrit me qytetarët do të jetë i bazuar te një besim i ndërsjelltë

Me fal, po si dilet ne kete perfundim kur ishte pikerisht kryeministri qe gjate tere zhurmes per arme kimike (rreth nje muaj) nuk pati asnje lloj komunikimi me qytetaret, e lere pastaj "besim te ndersjellte"?!!

A i lexoni ato qe shkruani vete? Apo i nisni per publikim njehere pastaj i rimendoni me vone nese qendrojne a jo...

Submitted by kristi (not verified) on

"Kult"

Ne shkrim thuhet se pikerisht nga ajo qe konstaton dhe ti ne koment, komunikimi i tyre do te ndryshoje tashme. Dmth ajo qe ndodhi keto dite do te jete nje nder pasojat. Nuk thuhet ne shkrim se gjate ketij procesi komunikimi ishte bazuar ne besim te ndersjellte, por keshtu do duhet te ndodhe nga protesta

Submitted by Kult (not verified) on

Aha, ok. Je duke bere deduksion per te ardhmen nisur nga terheqja e Rames ne momentin e fundit ne kete rast.

Me duket shume me llogjike te besh deduksion nisur nga pervoja e gjate dhe e bollshme e se shkuares per te patur nje ide se si mund te jete e ardhmja. Dhe po te nisesh ashtu ka shume mundesi te te rezultoje se moskomunikimi, kokefortesia, njeanshmeria, moskonsultimi ne marrjen e hapave te medha kane qene vazhde dhe bashkeshoqerues te panderprere te udhes qe lidershipi i sotem ne qeveri ka ndjekur gjate 8 viteve ne opozite. Eshte kuptimplote te vazhdoje ashtu.

Ti pastaj mund te ushtrosh ate qe quhet "wishful thinking" e qe, ne nje drite tejet pozitive, mund te shihet si nje deshire e mire per te patur ndryshime, progres demokratik real ne qeverisje etj. Por ngelet ne nivelin e urimit ama, pohimi se "komunikimi do ndryshoje sot e tutje". Fundja pse jo, ashtu qofte!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.