Rama po heq shumë për të dirigjuar orkestrën e opozitës

Vangjel Dule mund të quhet zyrtarisht i larguar nga koalicioni opozitar (ndonëse nuk mund të llogaritet si i krahut tjetër; s’ka gjasa që të hidhet andej). Ndoka ka kohë që po ndërdyshet përballë zërit të sirenave që mund t’i vinë nga maxhoranca; madje, e ka lënë “të hapur e të mundshme” bisedën mbi një aleancë të mundshme me Berishën. Opozitarët e tjerë po dëshmojnë se janë nervozë e të pakënaqur nga Rama.
Në takimin e djeshëm mes tyre, raportohet (nga shqiptarja.com) që Ndoka t’i ketë thënë Ramës se “është i paorientuar dhe i paqartë në sfidën politike opozitare”, që Milo t’i ketë thënë se “jemi të pakënaqur lidhur me mënyrën se si po ecën reforma zgjedhore, e se duhet të kemi një qëndrim të përbashkët opozitar; ndryshe do të shikojmë mundësi për një koalicion tjetër të së majtës pa PS-në”, që Ngjela t’i ketë kërkuar garanci për fitoren, etj, etj.
Rama duket se ka vënë rregull në PS, por po heq shumë për të dirigjuar orkestrën opozitare, gjë që mund t’i kushtojë, pasi kompaktësia e koalicioneve është shumë e rëndësishme me këtë sistem elektoral.
E.G.
Comments
Do e bejme Shqiperine apo jo

Do e bejme Shqiperine apo jo mo Muc?!

E po pritëm nga Ndoka dhe

E po pritëm nga Ndoka dhe Dule vërtet do bëhet Shqipëria

Rama me keto takimet vetem sa

Rama me keto takimet vetem sa u ben reklame falas ketyre.

Dmth ju jeni te shqetesuar qe

Dmth ju jeni te shqetesuar qe Rama nuk ka te njejtin kontroll mbi koalicion qe ka mbi PS????

Qesharake. Ne vuajme pikerisht sepse dy liderat kane pushtet te pakontrolluar, qofte ne parti, qofte ne koalicion, qofte ne qeveri, qofte nga institucionet a pavarura. Edhe kete grimce kontrolli e shihni si negative??

Add new comment