Nobelisti Paul Krugman kundër marrëveshjes bi-partizane
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6558_story.jpg?itok=pT1JSgpz)
Fituesi i çmimit Nobel, dhe opinionisti i gazetës New York Times, Paul Krugman, e priti keq marrëveshjen mes demokratëve e republikanëve mbi borxhin publik. Ai fillimisht shkruajti një artikull kritik në New York Times me titull “Kapitullimi i Presidentit lidhur me borxhin”, e nuk nguroi të përdorë të njëjtat tone në programin televiziv të së dielës “This Week”, përballë një të ftuari të përhershëm të këtij programi, George Will-it, gazetar e publiçist i njohur me qëndrime konservatore. “Obama iu dorëzua presioneve të republikanëve, të cilët ishin gati t’i vinin zjarrin ekonomisë botërore, nëse nuk do të bëhej si thoshin ata. Kjo ish ajo që ndodhi”, tha ai.
Pati debat mes të dy panelistëve, të cilat kanë qëndrime të kundërta lidhur me këtë argument. Krugman-i ka qenë me idenë e rritjes së taksave, ndërsa republikanët, përfshirë dhe George Will-i, kanë qenë kundër rritjes së taksave. Krugman përsëriti në këtë debat, që ishte korrekt e plot bon ton, idenë e vet, sipas së cilës marrëveshja është katastrofike për Presidentin, për demokratët, për republikanët e për të gjithë amerikanët.
Add new comment