Nevoja për të mos dëgjuar më “zëri i cdo qytetari do të dëgjohet”

Postuar në 01 Gusht, 2011 03:09

Në një intervistë të së premtes për radion Zëri i Amerikës, të parën si kryebashkiak për këtë medium, Lulzim Basha ka vazhduar të spërkasë me parfumin e togfjalëshit “zëri i cdo qytetari do të dëgjohet”. Dikush në stafin e këshilltarëve të tij, tashmë që amerikanët janë larguar, duhet t’ia thotë se fushata ka mbaruar ashtu si dhe votimet, numërimet, rinumërimet, ankimimet e riankimimet. Që do të thotë, se ‘zëri i çdo qytetari do të dëgjohet’ është i tejkaluar si slogan dhe stërpërsëritja do ta kthente në klishe. Ka qenë pikërisht pyetja e gazetarit të VOA-s për Piramidën dhe vendimin e Parlamentit për prishjen, e cila e ka shtyrë Bashën që brenda së njëjtës fjali ta thotë dy a tre herë ‘zëri i çdo qytetari do të dëgjohet’. Piramida, në fakt, ka gjasa të kthehet në rastin e parë të detyrës së tij si kryebashkiak, kur zëri i çdo qytetari të mos dëgjohet. Nuk ka gjë, sa kohë që bashkë me këtë realitet vdes edhe fraza që e kundërshton.

La. Al.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.