Në Iowa u votua. Gara është e hapur.

Postuar në 04 Janar, 2012 13:41

Anëtarja e Kongresit Michele Bachmann, kandidate për postin e Presidentit në garën mes republikanëve, doli e fundit në votimin që u bë në Iowa, gjë që e bëri atë të merrte vendimin për t’mos vazhduar më tej. “Unë po bëhem mënjanë, pasi zëri dhe mesazhi i zgjedhësve të Iowa-s ishte shumë i qartë”. Guvernatori i Teksasit Rick Perry pritej të bënte të njëjtën gjë, pasi doli i parafundit, por ai bëri me dije se po bëhet gati për garën e ardhshme në New Hampshire e në Karolinën e Jugut, që do të jenë stacionet më të afërta të zgjedhjeve brendapartiake Primaries. “Nuk kam ndërmend të tërhiqem”, deklaroi ai. Mitt Romney, më i kuotuari në këtë garë, fitoi në Iowa me vetëm 8 vota tepër, por duket se era po fryn në favor të tij. Të paktën në këtë moment. Sot ai mori dhe mbështetjen e të famshmit John McCain, armikut të tij katër vite më parë. Pas Romney-t, me 8 vota më pak pra, erdhi senatori 54 vjeçar Rick Santorum, një kandidat që nuk llogaritej deri ca javë më pare (shiheni në foton që shoqëron këtë lajm). Ky konsiderohet fituesi i vërtetë i kësaj gare; me fjalë të tjera, ylli në ngjitje. I treti në listë është Ron Paul, i cili në një kontekst nacional konsiderohet si rivali më serioz i Romney-t. I katërti është Newt Gingrich, i cili shpërtheu kundër Romney-t pas shpalljes së rezultatit të Iowa-s.

Gara sapo ka filluar, në fakt. Dhe atyre që po e shpallin Romney-in si kandidatin fitues republikan, nga stafi i Obama-s u thuhet: Prisni, është herët. Hë për hë ai është vetëm çerek kandidati (the 25 percent man)”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Muci, ti gjithnje i paraqet keq faktet. Rick Perry nuk tha : s;kam ndermend te terhiqem&quot;. Po ashtu ai nuk tha se do te perqendrohem ne New Hampshire, por tha se do te perqendrohem ne Karoline te Jugut. Pastaj kete te styafit te Obames ku e gjete apo e sajove vete. Ata thjesht po ideojne se si do te perkufizojne Romney-n nese ai fiton. Nesje ...</p>

Submitted by Anonim Tjetër (not verified) on

<p>Mos më thoni që RP-ja ka ndërmend të përcjellë këtu gjithë histerinë mediatike të kësaj farse të shpëlarë tashmë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.