Mubaraku nuk i shpëton gjyqit

Postuar në 01 Gusht, 2011 12:25

Ministri egjiptian i drejtësisë njoftoi se gjyqi i Hosni Mubarakut, ish-presidentit te Egjiptit, do të zhvillohet  të mërkurën në akademinë e policisë në Kajro. Fillimisht, gjyqi ishte planifikuar të zhvillohej në Qendrën e Konventave të Kajros, por plani u ndryshua për arsye sigurie. Tetëdhjetetrevjeçari Mubarak dhe ish-ministri i brendshëm i Egjiptit përballen me një dënim të mundshëm me vdekje, në qoftë se shpallen fajtorë për dhënien e urdhërit të hapjes zjarr ndaj protestuesve paqesorë në janar. Gjashtë zyrtarë të tjerë të forcave të sigurisë do të ballafaqohen me drejtësinë për të njëjtën ngjarje. Një oficer policie është dënuar tashmë me vdekje në mungesë për hapje zjarri ndaj protestuesve paqësorë. Ndërkohë, Hosni Mubarak dhe bijtë e tij, Gamal dhe Alaa, do të përballen më vonë me drejtësinë edhe për akuza korrupsioni.

Gjyqi i Mubarakut do të jetë publik dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror. Rreth 600 vetë do të jenë të pranishëm në sallën e akademisë së policisë gjatë gjyqit. Pritet që brenda një muaji gjykata të japë vendimin për Mubarakun. Ish-presidenti egjiptian, i cili e qeverisi vendin per 30 vjet, u shtrua në spital në prill si rezultat i rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe, sipas avokatit të tij, ka patur në qershor komplikacione të trashëguara nga një operacion i disa vjetëve më parë për heqjen e një gjëndre kanceroze në stomak. Sidoqoftë, ministri egjiptian i shëndetit publik ka deklaruar se Mubaraku do të jetë në gjendje të përballet me drejtësisnë, në qoftë se merren masat e nevojshme shëndetsore për të.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.