Monika Kryemadhi: sëmundja ime u sajua nga kundërshtarët politikë
Monika Kryemadhi, në një intervistë për të përditshmen MAPO, i ka mohuar zërat e përhapur se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kryemadhi ka thënë se, tërheqja e saj nga jeta publike dhe studiot televizive kanë ndihmuar me përhapjen e këtij thashethemi. Ajo ka shtuar se fjalët dashakeqe janë përgatitur në “kuzhinën” e kundërshtarëve të saj politikë. “Mbaj mend që edhe në vitin 2002, kur dha dorëheqjen nga kryeministër Iliri, nxorën një histori të ngjashme që unë isha sëmurë, që po vdisja, etj. Gjithmonë sa herë që jep dorëheqje Iliri, në fakt nxjerrin nga një histori të tillë. Është kjo lloj strategjie, e mesa duket është i njëjti sistem njerëzish që përhapin thashetheme, me të cilat duan të ndikojnë sadopak në ambientin tonë familjar për të krijuar situata të pakëndshme”, është shprehur Kryemadhi. Gjatë intervistës, politikanja e LSI-së ka folur edhe për stinën e vështirë politike të bashkëshortit, Ilir Metës, i cili ka një çështje të hapur me gjykatat lidhur me përgjimin e kryer nga ish-vartësi dhe ish-miku i tij, Dritan Prifti. Kryemadhi ka thënë se Meta “është mësuar me këto dallgë dhe se ai do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here”.
L. A.
Comments
Pershendetje z Monik Po te

Pershendetje z Monik

Po te drejtohem me nje respekt teper te madh dhe te paimagjinueshem si moter , ne radhe te uroj te gjitha te mirat qe deshiron ne kete jete , krahas urimeve te lutem pranoni dhe nje keshille te cilen mund ta dini edhe ma mire se sa une , se ne kete jete ka miq dhe armiq , njerez te keqinje dhe te mire , sepse nuk ka kuptim jeta pa keto . Por krahas kety kam dhe nje kerkese te cilen mendoj se do ta pranoni , kerkoj nje takim sa me shpejte qe te jete e munder mundesisht URGJENT ne zyren tuaj per arsye pune .

Me shume respekt te madh si moter

Zef Deja

Administrator i Shoqerise

" Deja-Z " shpk

Shkoder

Zonja monika kryemalli te kam
Zonja monika kryemalli te kam cuar shum here mesaxhe ke nje zemer te madhe si politikane lum ato prinder qe te kan edukuar se td degjoj me vemendjen me te madhe kur ti flet te uroj suksese ne punen tuaj dhe te pafsha kryeministe
Add new comment