Identikiti online i Viktor Gushit

E përditshmja shqip ka publikuar një profil të Viktor Gushit, vrasësit të arkëtares së bankës NBG te Xhamlliku. Dhe këtë profil e ka nxjerrë nga leximi i mesazheve në rrjetin social; kemi të bëjmë, si të thuash, me një identikit online:
“I fiksuar pas femrave dhe dukshëm i zhgënjyer prej tyre. Ky është përfundimi i parë që mund të nxjerrësh nga postimet në rrjetin social Facebook të Viktor Gushit. Profili i tij në rrjet është pjesërisht publik, përfshirë edhe disa foto personale, shumica e të cilave janë po aq të paqarta sa fotoja që u kap nga kamerat e sigurisë pas vrasjes së të martës. Kënga e preferuar e vrasësit lidhet ngushtë me ‘profesionin’ e tij, dhe refreni thotë: “Sapo vrava një njeri” (Rihanna - Man Down). Këtë këngë Gushi e ka publikuar tri herë në gusht e shtator 2011, kohë gjatë së cilës mendohet se sulmonte çdo të premte me armë në dorë bankat e Tiranës. Viktori nuk ishte shumë aktiv në rrjetin social, ku është regjistruar në vitin 2009, tamam në kohën kur mendohet se ka kryer grabitjen e parë me armë. Ai nuk komentonte shpesh, por kur e bënte ishte i ashpër. “Jo vetëm qentë e rrugës, duhesh vrarë edhe ti që i nxjerr në fotografi”, shkruante më 21 dhjetor 2011 poshtë fotos së një qeni të vrarë, të publikuar nga një vajzë me emër të sajuar. Ndërsa në një faqe me foto të Çiljeta Xhilagës shkruante: “Të vënça derrin”. Diku tjetër, mashkulli që është regjistruar si adhurues në 31 faqe bukuroshesh, shkruan se femrat e Tiranës janë më ordineret në Shqipëri. Regjistrimi i fundit si adhurues është bërë këtë të mërkurë, një ditë pas krimit të fundit.”
Re.Pu.
Comments
Kur shoh kete fytyr bindem

Kur shoh kete fytyr bindem gjithmon e me shume se "Denimi me Vdekje" duhet rikthyer ne "Kushtetute", ju jeni dakort me mua?

Gjykatave shqiptare nuk u

Gjykatave shqiptare nuk u zihet bese per ceshtje te rendomta pronesie, jo me per te vendosur per jeten apo vdekjen e dikujt. Si kujton ti se do e kishin per turp gjykatesit te ekzekutonin dike "me urdher nga lart" ose kundrejt nje rryshfeti?

ne rradh te pare ky tipi

ne rradh te pare ky tipi eshte ligjerisht vetem i dyshuar.. pra kujdes me keto denimet me vdekje jer!

Dhe ju shkerdhata qe mudoheni

Dhe ju shkerdhata qe mudoheni ta shfaqni kete njeri si monster qe kontraston me ju engjellushat e tjere. (te tille 'monstra' vetem shoqeria shqipetare prodhon, si per rastesi, me bollek) Po ju them, se jemi te gjithe fajtor qe kemi prodhuar njerez te tille dhe shoqeria shqipetare eshte e shkerdhyer qe ne berthame...ne vend qe te merreni me kete qyqar te vecuar nga shoqeria merruni me ate heroinen qe la jeten duke bere detyren, idealizoheni dhe beheni shembull te femres se guximshme dhe pastaj jepni zgjidhje si mund te shmangen ngjarje te tilla tragjike.

Pa fjale,teresisht dakort!

Pa fjale,teresisht dakort! Por dhe me shkronja kapitale ta kishe shkruar mor Alban, "bagetia" nuk do reagoje, do ta shikosh. I ke te gjithe tek Digitalb 7.

Shume dakord!

Shume dakord!

Me qe ra fjala, edhe nje

Me qe ra fjala, edhe nje koment kam per ju shkerdhata: teksti kenges thote gjithashtu: 'oh nene oh nene (...) kurr sme kish shkuar mendja se mund te beja gjera te tilla'

tani sa pashe videon e kti

tani sa pashe videon e kti kriminelit dhe me beri te behem vertet pishman per kete koment. gjithsesi mendoj se nuk ndihmon shume ti versulemi vetem keti (pavaresisht se ky eshte kriminel tashme fatmiresisht eshte i kycur) Problemi eshte me kompleks: qe nga lojrat e fatit qe kane pushtuar vendin dhe dihet fare mire qe mund te jene gjithashtu burim potencial kriminaliteti tek papunesia dhe mungesa e prespektives. Arsyeja tjeter pse reagova pak i rrembyer eshte se s'mund ta keni idene sa njerez te tille kane profil te ngjashem fb, pra ky dukej se mund te ish kushdo.

Po sikur ishit te fyer nga

Po sikur ishit te fyer nga perdorimi i fjaleve banale tek shkrimi Manifesti i Kundersulmit Homoseksual?! Apo ne ate rast u perdor thjesht si arme, pasi ne te vertet ne as nuk e kemi moralin, e jo me te na fyej fjalori?

Sot me beri pershtypje Frroku

Sot me beri pershtypje Frroku qe ne Gazeten e vet kish bere nje pacavure me titull : Kriminel apo njeri i acaruar (dicka e tille dmth). Per te disaten here ne keto vjet, por kesa here me shume mendova se me te rrzikshem se Gushi dhe Gusherit e tjere, jane Frroku dhe Frrokistet me shkrimet e tyre te helmeta.

Edhe dicka tjeter qe spata

Edhe dicka tjeter qe spata mundesi ta them ne gazten shqiptare se atje nuk lejojne komente. Kishte nje artikull ku nje gjasm psikolog bente sikur i kish bere profilin. U interesova dhe kish dhe tituj shkencore.

Nuk e kuptoj si mund te jete kaq kaotik, i pasakte, i gabuar dhe kontradiktor nje individ qe pretendon se eshte psikolog por qe kish shkruar aq pergjithesish e kuturu, saqe nuk behej dallimi midis nje pensionisti qe luan domino dhe ka huazuar 10-15 fraza, apo nje shkencetari (ne kete rast i supozuar)

Add new comment