Escamotage i Zyrës së OKB-së në Tiranë?

Postuar në 02 Gusht, 2011 03:46

“Gjatë vitit 2010, Shqipëria përfitoi investime të huaja të drejtëpërdrejta në masën mbi 1 miliard dollarë për herë të parë në historinë e vet”. Kush e ka bërë këtë deklaratë? Kryeministri Berisha? Ministri Bode? Guvernatori i Bankës së shtetit? Apo kreu i Institutit të Statistikave? Jo, asnjë nga këto institucione apo krerë institucionesh. Kjo është një deklaratë e bërë nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë. E prandaj do duhet ta besojmë. “Vetëm Serbia ka marrë më tepër se sa Shqipëria në rajonin e Ballkanit”, thanë nga kjo zyrë.

Gazetarët e Shqipit kanë kërkuar të njohin detaje nga raporti i OKB-së lidhur me investimet e huaja të drejtëpërdrejta në Shqipëri (lexoni në numrin e sotëm shkrimin me titull: Investimet e huaja, 3 miliardë dollarë enigmë), por përgjigja që kanë marrë ka qenë, se “nuk kanë të dhëna të detajuara”. E njëjta përgjigje është dhënë edhe nga zv.ministri i ekonomisë, Eno Bozdo. Siç duket, asnjë institucion, i huaj apo i vendit, nuk di të thotë se nga kanë ardhur 1,1 miliard dollarë, e se ku kanë shkuar. Duket sikur zyra e OKB-së në Tiranë ka bërë një escamotage: flet për pará që nuk egzistojnë. Në fakt, një miliard dollarë nuk mund të kalojnë pa u vënë re e pa lënë gjurmë në një vend si Shqipëria, GDP-ja e të cilit është pak më shumë se 10 miliardë. Do të ish njësoj sikur në Gjermani/Francë/Itali, etj, të investoheshin në vit respektivisht 400/300/200 miliardë dollarë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.