“Përhapet” konflikti Topi-Topalli
Konflikti ndërinstitucional në Shqipëri zbret poshtë në nivel zëdhënësish e këshilltarësh. Pak ditë më parë, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Agim Neza, publikoi një shkrim në Panorama, në të cilin ai denoncon vonesën e hezitimin e dekretimit të ligjit mbi Kompleksin e ri parlamentar (në fakt, nuk dimë nëse Presidenti është duke hezituar, por dimë që është akoma në respekt të afateve kushtetuese). Në shkrim ka dhe akuza të tjera në adresë të kryetarit të Këshillit tëLartë të Drejtësisë (“që e ka katandisur sitemin e drejtësisë në ditën më të zezë”), e merret me mend që “tezat” e hedhura aty janë, pwrveç tw tjerash, shprehje e animozitetit të Topallit në raport me Topin.
Sot, në të njëjtën gazetë, përgjigjet zëdhënësja e Presidentit të Republikës, Mimoza Koçiu, e cila merr në mbrojtje boss-in e saj (që është dhe Presidenti i Republikës sonë) dhe nënvizon faktin që shkrimi kundër Presidentit është shkruar nga vartësi i Topallit, e jo nga opinionisti Neza. Në fakt, të dyja shkrimet janë bërë nga vartësit e shefave, gjë që tregon se konflikti midis Kryetares së Kuvendit e Presidentit është shndërruar në një luftë “civile” mes dy institucioneve. Na ka mbetur të presim që të hahen faqe botës dhe shoferat e bodyguard-ët e këtyre dinjitarëve të lartë të shtetit.
E.G.
Add new comment