Vlorë, Një anije e re i shtohet Forcës sonë Detare.

Në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë është zhvilluar ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”, e cila është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Add new comment