Veliaj: Në Beograd fituam një të drejtë morale, por duhet më shumë.

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:53

I pranishëm në ceremoninë e mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit, Ministri Veliaj ka folur edhe për incidentin në Beograd ku ka theksuar se përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Sipas tij ngjarja tregon se sa rëndësi ka që të kemi juristë të mirë brenda dhe jashtë vendin. 

“Për këto 6 muaj praktikë, do ju japim një pagesë modeste prej 500 dollarësh, e cila do të shërbejë për të mbuluar sadopak shpenzimet. Kjo si një mënyrë që puna duhet të konsiderohet me një pjesë të identitetit. Ngjarja që ndodhi në Beograd. Përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Qoftë ngjarja, demonstron se sa rëndësi ka që të kemi jurist të mirë. Kemi nevojë për avokat ekselencë, brenda dhe jashtë vendin. Pasi kemi fituar betejat moral, e fillon një betejë më e fortë, e ardhmja jonë. Mezi presim që të ‘fluturoni’ lartë dhe të jeni fytyra e re e drejtësisë shqiptare.”-u shpreh ministri Veliaj.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.