Van Rompuy: Të ashpërsohen reformat për uljen e defiçitit

Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy thotë se kontinenti po humbet vrullin për të zgjidhur krizën tre-vjeçare të borxhit. Ai theksoi se udhëheqësit evropianë nuk duhet të humbasin ndjenjën e urgjencës për të ashpërsuar reformat ekonomike për uljen e defiçitit.
Ai tha se Evropa është duke rrëshqitur në recesion dhe zyrtarët janë të shqetësuar në lidhje me ritmin e reformave në Greqi, Itali, Spanjë dhe Francë. Presidenti I BE tha se askush nuk mund të rrijë duarkryq për sa kohë që 25 milionë njerëz BE janë të papunë dhe monedha euro vazhdon të jetë e paqëndrueshme.
Nga ana tjetër shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha në Washington se FMN-ja do të ulë parashikimin e saj të rritjes ekonomike globale. Christine Lagarde tha se ekonomia botërore po shërohet gradualisht, por rritja është më i dobët se sa pritej. Ajo bëri thirrje për nevojën e masave urgjente politike për sigurimin e një rritje të qëndrueshme dhe afatgjate ekonomike. Albanian Screen
Add new comment