Tiranë, kërkohej për vrasje që më 2013, policia e arreston në QS
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4035_image_3513.jpg?itok=3pqNP978)
Një person i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës, në zonën e Qytetit Studenti në kryeqytet. Në prangat e policisë ka rënë Albano Milori nga Korça. Sipas policisë, Milori ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet se më 2013 ka vrarë me armë zjarri në Drenovë 40 vjeçarin Vaskë Lito.
Vrasja e 40 vjeçarit nga ana e të arrestuarit mësohet se kishte ndodhur pas një grindje të çastit. Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Milorin, i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Arrestimi i tij ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet, nga ana e policisë së Tiranës.
Add new comment