Të rinjtë pa punë, më e prekur grupmosha 25-34 vjeç

Postuar në 18 Korrik, 2012 03:54

Mbi 38 përqind e të rinjvë shqiptarë rezultojnë të papunë dhe 62 përqind e atyrë që kërkojnë një vend pune janë të papunë afatgjatë. Të dhënat alarmante janë bërë publike nga Lëvizja Europiane gjatë një tyreze ku u diskutuan programet e nxitjes së punësimit. Zvëndësministria e punës Filorëta Kodra ka pohuar të dhënat e publikuara nga kjo lëvizje. Ajo tha se për zbutjen e papunësinsë me mbështetjen e Organzitës Ndërkombëtare të Punës, nëpërmjet projektit, Mbështetje për punësimin e të rinjve, i cili u zbatua në qarqet Kukës dhe Shkodër përfituan rreth 3 mijë të rinj dhe gra.

"Në bashkëpunim me qeverinë suedeze po zbatohet informatizimi i shërbimeve të punësimit dhe formimit profesional, i cili do të shtrihet në të gjithë rrjetin e zyrave të punësimit dhe qendrave publike të formimit profesional brenda vitit 2012. Kjo do t?i bëjë shërbimet publike të punësimit më fleksible dhe me standarte të krahasueshme me ato të vendeve të BE. Pavarësisht arritjeve të deritanishme ne jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë për të bërë dhe kontributi i çdo aktori është i mirëpritur", tha Filloreta Kodra, Zv.ministre e PCSSHB.

Ndërsa ambasadori i BE, Etore Sequi, tha se nga 2006 i është akorduar shqipërisë vetëm për sektorin e punësimit një fond prej 22 milon euro. Ky fond shtoi ambasadori i BE është përdorur për trajnime apo dhe për mbështejen e bizneseve, të cilat gjenerojnë vende punë. Sipas tij më teper janë mbështetur sipërmarrjet  e vogla dhe të mesme, të cila sigurojnë mbi 95 përqind të vendeve të punë.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.