Studimi, 4654 fëmijë romë punojnë

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 05:25

Braktisja e shkollës nga fëmijët, të cilët detyrohen të punojnë për të ndihmuar familjen, tashmë po kthehet në fenomen pothuajse në të gjitha rrethet e vendit. 
Ministria e Punës ende nuk ka të dhëna të plota në rang vendi, por ky fenomen bën që shumë fëmijë për të siguruar të ardhura, privohen nga mundësia për arsimim. Sipas një studimi të kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për shkaqet që favorizojnë analfabetizmin në vendin tonë, në bashkëpunim me UNICEF dhe shoqatën "Save the Children" braktisja e shkollës, për shkak të punës që kryejnë fëmijët, është më e hasur në komunitetin rom dhe atë egjiptian. Nga studimi rezultoi se fëmijët romë që punojnë i përkasin moshës 3-16 vjeç dhe përbëjnë rreth 4654 fëmijë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.