Statistikat e luftës në Siri, 30 mijë të vdekur e 28 mijë të humbur

Statistika e lutës së përgjakshme në Siri është e tmerrshme. Deri tani janë vrarë 30,000 persona, e për 28,000 t tjerë ende nuk dihet asgjë. Të paktën 28,000 sirianë janë zhdukur gjatë kryengritjes 19-muajshe kundër regjimit të atij vendi, pasi që paraprakisht ishin rrëmbyer nga forcat luajale të presidentit, Bashar al-Assad, thuhet në një kumtesë të rrjetit aktivist Avaaz. Sipas agjencisë Reuters, aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut dhe familjeve e të zhdukurve pohojnë se, forcat siriane të sigurimit po i terrorizojnë për çdo ditë banorët civilë të vendit, duke i rrëmbyer ata nëpër rrugë, dhe duke i keqtrajtuar.
Rrjeti Avaaz ka paralajmëruar se raportet e veta për këto rrëmbime do t'ia dorëzojë Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB, me qëllim që ky organ të vërtetojë se bëhet fjalë për "zhdukje të dhunshme". "Rrëmbimet e tilla, për të cilat shteti refuzon të pranojë se ndonjë person i caktuar është marrë dhunshëm, sipas ligjeve ndërkombëtare konsiderohen si krime kundër njerëzimit", thuhet në kumtesë. Sipas aktivistëve sirianë, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri, në mars të vitit 2011, janë vrarë 30,000 persona.
Albanian Screen
Add new comment