Spanjë, papunësia rritet për të katërtin muaj rresht

Numri i të papunëve në Spanjë shënoi sërish rritje për të katërtin muaj rresht. Nëntori la rreth 1.5 për qind të papunë më shumë, thënë më ndryshe 74.296 njerëz nuk do të marrin një rrogë në muajin e fundit të vitit. Ministria e Punës në Madrid bën të ditur se janë aktualisht 4.9 milionë të papunë në Spanjë.
Një në 4 spanjollë të aftë për punë, aktualisht nuk e ka një të tillë në vendin, ku sa vjen e rritet pakënaqësia ndaj Partisë Popullore në pushtet, në një kohë kur qeveria është e angazhuar me politika shtrënguese e rritje taksash duke shkelur premtimet falë të cilave erdhi në pushtet. Si shkak kryesor për rritjen e papunësisë, shumë qytetarë kritikojnë masat shtrënguese të cilat ndikojnë në klasat e mesme dhe të varfra pa prekur më të pasurit e njëherësh duke garantuar ndihma për bankat.
Korrupsioni është gjithashtu një shqetësim për spanjollët. "Qeveria do të duhet të rekuperojë të gjithë milionat e vjedhur, sepse këtu në qoftë se vidhni miliona nuk shkoni në burg. Krimet e atyre që vjedhin miliona humbin e as paratë nuk gjenden kund",-tha Pedro Antonio Martinez i papunë.
"Unë uroj që së paku do të ketë më shumë punë, sepse jetesa është duke u përkeqësuar",-thotë Suni Cordon, një tjetër i papunë. Demonstrata kundër masave shtrënguese janë bërë gjithnjë e më tepër pjesë e peizazhit të Spanjës, ndërsa shkurtimet e shpenzimeve dhe rritjen e taksave ka cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien.
Albanian Screen
Add new comment