Sjellin më pak para, emigrantët nuk shpenzojnë këtë vit

Postuar në 19 Gusht, 2012 10:34

Emigrantët e ardhur gjatë këtij sezoni për pushime në vend, duket se kanë shpenzuar më pak para se një vit më parë. Të ardhur kryesisht nga Greqia dhe Italia, emigrantët kanë sjellë më pak euro në atdhe, pasi prurjet e tyre nuk kanë arritur të sjellin një dobësim të fortë të kësaj monedhe në tregun e këmbimit valutor. 

Sezoni veror dhe pushimet fundvitit, zakonisht kanë rritur prurjen e eurove nga emigranët, çka ka sjellë ulje të kuotimit të euros në treg. Gjatë kësaj vere emigranët duket se i kanë ulur shpenzimet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, euro ka pasur një ecuri gati të njëjtë gjatë gjithë javës në këmbimin e saj me lekun. Nga 136.8 lekë që kuotohej një euro ndaj lekut të hënën, të premten këto raporte ishin 1 euro me 136.9 lekë. 

Siç duket prurjet e emigrantëve nuk kanë arritur të mposhtin euron e fortë në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me rreth 1.13 dollarë. Leku gjatë maujit gusht ka pasur përgjithësisht pozita të forta dhe kjo ka ardhur nga prurjet e emigrantëve dhe turistët. Leku është kuotuar mesatarisht me 137 lekë për 1 euro gjatë javëve të fundit, në raport me rreth 138 lekë në maj e qershor. 

Sipas parashikimit të Ministrisë së Financave në programin buxhetor afatmesëm, euro parashikohet të jetë e fortë, duke u këmbyer mesatarisht me 140 lekë për periudhën 2013-2015, ndërsa dollari do të luhatet në kuotën 102-104 lekë. Nga ana tjetër monedha amerikane vijon të ketë pozita të forta në raport me lekun. Sipas kursit të këmbimit të BSH-së të hënën një dollar këmbehej me 111.5 lekë për ta mbyllur javën me 110.71 lekë. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.