Rrisin kursimet në banka, frika nga kriza shton depozitat

Postuar në 19 Gusht, 2012 10:38

Shqiptarët rrisin kursimet e tyre të mbyllura në banka. Frika e të ardhmes për shkak të krizës ekonomike i ka nxitur të depozitojnë paratë në banka, për të kursyer dhe të ulin shpenzimet. Individët janë ata që depozitojnë paratë me një afat maturimi të gjatë, nga një deri në dy vjet, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga interesat. Ndërsa bizneset i përdorin depozitat më së shumti për shlyerjen e kredive. 

Të dhënat e raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të nivelit të depozitave gjatë muajve të parë të vitit 2012. Ndikim ka dhënë edhe kriza në Greqi, pasi një numër i madh emigrantësh kanë transferuar kapitalin e tyre në vend, duke depozituar kursimet me afat në banka. Sipas BSH-së, fondet e depozituara në sistemin bankar në muajin shkurt janë 11.1 për qind më të larta se një vit më parë. Individët kanë ndryshyar strukturën e kohore të kursimeve të tyre, duke i kaluar nga depozita pa afat në depozita me afat. 

Ky kalim është më i dukshëm në depozitat në lekë. Ndërkohë depozitat e bizneseve janë në linjë me veprimtarinë tregtare të tyre në muajt e parë të vitit. Sikurse edhe një vit më parë, depozitat e bizneseve kryesisht me afat dhe në valutë janë përdorur për të shlyer kredinë. Zhvendosja e depozitave drejt depozitave me afat për më shumë se dy vjet ka ndikuar që raporti i tyre ndaj depozitave totale të shënojë nivele maksimale historike prej 81.7 për qind. Depozitat në lekë, të cilat përbëjnë 52 për qind të totalit të depozitave, pasqyrojnë një rritje të lehtë të raportit krahasuar me ato të një viti më parë. 

Kjo ecuri, tregon se individët kanë ulur ndjeshëm përdorimin e parasë "cash" në dorë dhe rritjen e qarkullimit të monedhës vendase nëpërmjet sitemit bankar. Struktura kohore e depozitave në lekë dominohet nga depozitat me afat 82.7 për qind. Depozitat e individëve zënë rreth 90% të depozitave në lekë. Depozitat në valutë përbëjnë rreth 48 për qind të totalit të depozitave. Në 2 muajt e parë të vitit, depozitat në valutë u rritën mesatarisht me 11.8 për qind në terma vjetor.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.