Reuters: BE-FMN, konflikt për zgjidhjen e krizës greke

Postuar në 27 Shtator, 2012 06:07

Janë rritur mjaft tensionet ndërmjet BE-së dhe FMN-së lidhur me zgjidhjen e krizës në Greqi, shkruan Reuters që iu referohet deklaratave të zyrtarëve të qeverisë greke. 

Sipas këtyre të fundit, zyrtarët e Fondit dëshirojnë prerje në bonot greke të sektorit zyrtar (OSI). Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë preferojnë t’i japin Greqisë më shumë kohë për të arritur objektivat, sesa të hapin dritën jeshile për prerjen e bonove. 

"Problemi nuk është ndërmjet FMN-së dhe Athinës, por midis FMN dhe BE", tha për Reuters zyrtari i qeverisë greke. Reuters vë në dukje se kjo pikëpamje është konfirmuar edhe nga burime në Bruksel dhe Uashington. 

FMN-ja, beson se një ristrukturim i borxhit grek është i nevojshëm për të mundësuar që Greqia të përmbushë objektivat e saj. Greqia iu ka kërkuar huadhënësve të saj zgjatjen kohore me dy vjet, gjë që siç tha Ministri grek i Financave Jannis Stournaras, do të kushtojë 13-15 000 000 000 euro ekstra. 

Zyrtarët e përfshirë në negociatat mes qeverisë dhe anëtarëve të Treshes javën e kaluar, thanë se atmosfera ishte shumë e tensionuar. Madje ministri grek i Financave, Janis Stournaras kërcënoi me dorëheqje nga presioni i Paul Thomsen, përfaqësuesi i FMN. "Në këtë moment, asgjë nuk e kënaq Thomsen", tha zyrtari grek. "Herën e fundit që Trojka ishte në Greqi, ranë dakord se shkurtimet në paga dhe pensione do të arrjnë 5-5,5 miliardë euro. Tani shifra është rritur në 7,5-8000000000 dhe kjo nuk është e mjaftueshme." 

Analistët ekonomikë thonë se "nëse Greqia devijon në mënyrë të konsiderueshme nga objektivat e paketës shpëtimit, Fondi edhe mund të tërhiqet nga marrëveshja për Greqinë"

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.