Protestonin për pagat, vriten 30 minatorë në Afrikën e Jugut

Policia në Afrikën e Jugut ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 30 minatorë në minierën Marikana. Sipas dëshmitarëve, forcat e rendit, nisën të qëllonin pasi minatorët që mbanin në dorë shkopa, hanxharë e mjete të ndryshme për t'u përleshur me policinë.
Miniera, pronë e Lonmin, ka qenë në në qendër të një mosmarrëveshjeje të dhunshme mbi pagat, e nxitur edhe nga tensionet mes dy sindikatave rivale, Bashkimi Kombëtar i Minatorëve dhe sindikata e re e Minatorëve dhe Ndërtimit, që përfaqëson minatorët.
Kjo e fundit ka kërkuar një rritje në pagë prej 1500 dollarësh në muaj, çka besohet të ketë shkaktuar grevën e më pas protestat e dhunshme. Që nga e premtja, kohë në të cilën nisi greva, kanë humbur jetën dhjetë persona. Në total, deri tani numërohen 22 të vdekur.
Albanian Screen
Add new comment