Protestat masive trondisin bursat europiane

Postuar në 26 Shtator, 2012 10:10

Tregjet e Bursave Europiane pësuan rënie drastike gjatë të mërkurës, si rrjedhojë e protestave të përgjithshme të mbajtura në Spanjë dhe në Greqi. 

Bursa “Ibex” e Madridit regjistroi një rënie prej 3,5%, ndërsa tregjet në Londër, Paris dhe Frankfurt humbën mbi 1% të vlerës së tyre.

Më parë gjatë ditës, Banka e Spanjës publikoi një raport të ri për gjendjen e ekonomisë në vend, duke konfirmuar se recesioni është duke vazhduar edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Si rrjedhojë e defiçitit të lartë buxhetor dhe masave të forta shtrënguese, ekonomia spanjolle është duke përjetuar një prej 
momenteve më të vështira, me nivelin e papunësisë, më i lartë në Eurozonë, që është rikthyer në rekordin e viteve 1970.

Shqetësimi mbi borxhin spanjoll bëri që edhe interesi i huamarrjes për Madridin zyrtar të vazhdonte të rritej gjatë ditës, duke kapur nivelin prej 6,02% për bonot e thesarit me kohë 10-vjeçarë të maturimit.

Kjo situatë ndikoi që euro të regjistronte nivelin më të ulët 2-javor të këmbimit me dollarin amerikan, duke u këmbyer një euro me 1.285 dollarë. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.