Platforma e Beogradit, veriu i Kosovës si R. Serbe?

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 03:01

Në kuadër të plaformës së re për bisedimet me Kosovës, që do ta paraqesë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikollic, sipas, gazetës “Novosti” do të jetë edhe statusi për veriun e Kosovës.

Aty thuhet se do të kërkohet një lloj entiteti për këtë pjesë të territorit të Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe të kontrolluar nga strukturat paralele të financuara nga Beogradi.

Gazeta serbe thotë se kjo platformë ka marrë mbështetjen e liderëve të partive në pushtet. “Novosti”, duke cituar burimet e veta, thotë se “Serbia po lufton për një status sa më të gjerë dhe ideja është që veriu të marrë një autonomi të gjerë territoriale, apo një lloj entiteti, si “Republika Serbe”.

Në praktikë, shkruan gazeta, atje nuk do të ketë institucione të Serbisë, por, autonomi serbe. (rel)

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.