Peticion kundër prezantuesit britanik

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 10:31

Mbi 40.000 amerikanë kanë firmosur një peticion për deportimin e prezantuesit televiziv britanik Piers Morgan pas mbështetjes së hapur që i bëri kontrollit të armëve në vazhdën e tragjedisë së Connecticut-it.

Peticioni pasoi intervisten e Morganit me Larry Prat, drejtues i shoqates se pronareve te armeve ne Amerike, ku britaniku e quajti te ftuarin e tij "një person të rrezikshëm". Kerkesave te tilla qe postohen ne ëebsiten e Shtepise se Bardhe, u nevojiten 25.000 firma per te marre pergjigje nga administrata. Fushaten e nisi nje gazetar ne Teksas, i cili kish ndjekur programin e morganit tek CNN ne daten 19 dhjetor.

Sipas tij, drejtuesi i talk shoë-t "u tregua agresiv ndaj kushtetutes amerikane me shenjestrimin e amendamentit te dyte te saj", i cili mbron te drejten e individit per te zoteruar nje arme. "Kerkojmë deportimin e menjehershem te prezantuesit britanik per shkak te perpjekjeve te tij per te minuar dokumentin themeltar dhe per shfrytezimin e pozicionit te vet ne nje rrjet televiziv kombetar duke sulmuar te drejtat e qytetareve amerikane", thuhet ne kerkese.

Morgani u pergjigj nepermjet Twitter-it: "Po me larguan nga Amerika se kerkoj me pak arme ne qarkullim, ka ndonje vend qe do te me pranoje?" bëri shaka 47-vjeçari me kalimin e pragut te 25.000 firmave te nevojshme, e me pas shtoi: "nuk me intereson peticioni per deportimin tim. Ajo qe me intereson jane ata zjarrfikesit e gjore te Neë York-ut që e u vrane me arme sulmi e te tjeret qe u plagosen".

Shoqata Kombetare e Armeve ne Amerike ka me shume se 4 milione anetare dhe kundershton me force cdo iniciative per kontroll me te rrepte mbi armet.

 

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.