Përdori termin "sllavomaqedonas", Maqedonia kritika ambasadorit të BE-së

Presidenti maqedonas George Ivanov thirri sot ambasadorin e Bashkimit Evropian Aiwo Oraw për t'i përcjellë kritikat lidhur me komentet e tij ku përdor termin "sllavomaqedonas".
Zyra e presidentit maqedonas nuk ka dhënë hollësi lidhur me takimin, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që ambasadori i Bashkimit Evropian të kërkojë falje publike.
Autoritetet qeveritare në Shkup thonë se një qasje e këtillë nuk ndihmon për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia e ka me Greqinë.
Ambasadori Aiwo Oraw para pak ditësh në një komision të Parlamentit Evropian ka përdorur termin ?sllavomaqedonas".
Ndërkohë, Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e ka përdorur vetëm dy herë mbiemrin ?maqedonas? për popullin dhe gjuhën e këtij vendi ballkanik.
Problemi që Maqedonia ka me Greqinë fqinje për shkak të emrit të vendit, po ndërlikon dhe çështjen e identitetit maqedonas. Bisedimet e nisura që nga mesi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Albanian Screen
Add new comment