"Masakra" kulturore, shembet tjetër monument në Korçë

Postuar në 27 Shtator, 2012 06:13

Është rrëzuar brenda dy javësh ndërtesa e katërt, që mban statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë,në pazarin e vjetër të Korçës. Rrëzimi i përsëritur i shtëpive që mbajnë statusin e vecantë ka ngjallur dyshime se këto shembje janë të qëllimshme, për të hapur sheshe të reja ndërtimi në zemër të qytetit, pavarësisht kostos dhe dëmit të parikuperueshëm historik. Po ashtu një tjetër shkak i shembjes mund të jetë edhe vjedhja për skrap e konstruksioneve metalike të shtëpive të vjetra. 

"Kjo ndoshta dyshojmë që bëhet dhe nga hyrja e mjeteve të rënda në pazarin e Korçës për shkak të restaurimit të kalldrëmit, gjë që ka çuar në rrëzimin e murit. Por nuk përjashtohet dhemudnësia tjetër e shembjes, rrëzimit të pjesës perëndimore të ndërtesës në mënyrë të qëllimshme. Shembjet nuk vijnë si rezultat i amortizimit, sepse amortizimi i ndërtesave nuk çon në shembje", thotë Jorida Nemaçka, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Kulturës, Korçë.

Shtëpia e shembur së fundi ishte e pabanuar por shembja e saj ka dëmtuar edhe dy shtëpi të tjera në të cilat jetojnë 14 banorë. Policia e Korcës ka hapur një hetim për shembjet e monumenteve të kulturës së kategorisë së parë . Tre janë pistat e saj , ajo e shembjes së qëllimshme për hapjen e shesheve të ndërtimit, shembje për shkak të vejdhjes së hekurit të tyre për tu shitur për skrap si edhe shembje nga amortizimi. Rreth një muaj më parë për të njëjtat qëllime u rrëzua edhe ndërtesa ku është ngritur flamuri kombëtar i Krahinës Autonome të Korcës.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Po ca beni rolin e budallait me shume se sa jeni __Kjo kutphet qe eshte dora e spiuenve te grekut per te zhdukur cdo gjurme&nbsp; te historise sone ne Korce</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.