Majko: Ngritja e grushti, simbol i bashkimit kombëtar, s'jam komunist.

Postuar në 06 Maj, 2014 13:03

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, përmes një statusi në Facebook ka replikuar ndaj akuzave të PD për nderimin me grusht në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.

Majko shprehet në reagimin e tij se ngritja e grushtit lart është simbol i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit.

“Për ata që çuditen pse kam ngritur “grushtin” në varrezat e dëshmorëve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit. Ata që ranë e kishin simbol të përpjekjes në të cilën dhanë jetën”, shkruan deputeti socialist.

Ndër të tjera Majko shpreh mirënjohje për ambasadorin amerikan Frouik, që në festën e qetës së Gore-Oparit përshëndeti me grushtin lart veteranët e LANC-it, ndërsa shton se ngritja e grushtit nuk e bën komunist.

“Nuk na bënë komunist përshëndetja miqtë e mi, ashtu si opozitën nuk e bënë të "djathtë" diskutimi për tema të tilla”, ka shkruar ai.” shkruan Majko

Më poshtë fjala e plotë e deputetit socialist në postimin e tij në Facebook:

“Për ata që ccuditen pse kam ngritur "grushtin" në varrezat e dëshmorëve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit. Ata që ranë e kishin simbol të përpjekjes në të cilën dhanë jetën. Mirënjohje në kujtesën time zë sot ambasadori amerikan dhe miku im Frouik që në festën e ccetës së Gore-Oparit përshëndeti me grushtin lart veteranët e LANC-it... Nuk na bën komunist përshendëtja miqte e mi ashtu si opozitën nuk e bën të "djathtë" diskutimi për tema të tilla. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.