Më pak emigrantë për festa

Rreth 11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri prej pikëkalimit të Kakavijes të paktën gjatë dy ditëve të fundit.
Ritmi i hyrjeve ka kulmuar në ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, ndërsa ka vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Krahasuar me një vit më parë, kjo shifër është 30 për qind më e vogël.
“Vij gjithmonë në Shqipëri për festat e fundvitit, dua t’i kaloj me njerëzit e mi”, tregon një emigrant i sapoardhur.
Ndërkaq, ritmi ka qenë i lartë dhe i pazakontë në dalje nga Shqipëria. Këtë vit qytetarët shqiptarë po
zgjedhin t’iu bashkohen të afërmve të tyre në Greqi për festat. Rreth 9.000 vetë kanë kaluar kufirin në drejtim të Greqisë gjatë datave 23 dhe 24 dhjetor.
“Këtu është më keq akoma. Kujtojmë se është më keq në Greqi, por kriza më e madhe është këtu”, shprehet një udhëtar që lë Shqipërinë.
“Krishtlindjet zakonisht i kaloj në Athinë me familjen, në një atmosferë të ngrohtë”, tregon një tjetër.
Fundviti 2012 është i pari vit kur ende nuk janë shfaqur radhët e gjata në hyrje. Koha maksimale e pritjes gjatë këtyre ditëve ka qenë të rreth një orë dhe kjo sipas autoriteteve për shkak të fluksit të njëkohshëm.
Pala shqiptare do të vijojë të punojë sipas njoftimit zyrtar me 4 sportele në hyrje dhe katër në dalje, ndërsa ajo greke me 3 në hyrje dhe 3 në dalje.
TCH
Add new comment