INTERVISTA/ Majko: Deklaratat nacionaliste të Berishës janë shantazhe. Zgjedhjet e vitit 2013 do jenë referendum

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 19:20

Deputeti socialist, Pandeli Majko flet për Ilva Taren në emisionin “Tonight”

100 vjet më parë aty ku Ismail Qemali formoi qeverinë e parë sot u ul Kryeministri Berisha si mendoni, sipas jush cila qeveri ka qenë më e suksesshme?

Nëse mund të krahasohet çdo qeveri që ka kaluar në Shqipëri qeveria e Ismail Qemailit e ka mbajtur Shqipërinë, të tjerat janë mbajtur nga Shqipëria. Çdokush do të kishte dëshirë që në 100 vjetorin e vendit të vetë të ishte në këtë ballkon, por ballkoni ka një rrezik, atë të krahasimit dhe kur e bën e kupton distancën që fillon me një gjysëm humori dhe përfundon me mërzi. Dalja në ballkon është një kërkesë, të marrësh diçka nga lavdia e këtyre njerëzve.

Po sikur të ishit ju në atë vend?

Kam frikë se ky ballkon do të mbetet i atyre burrave. E kam provuar atë ndjesi dhe në Pezë, por është e pamundur të vendosësh në vendin e tyre.

Pikat ndarëse mes Ismail Qemalit dhe Sali Berishës?

Është një pyetje e pasinqertë, nuk mund të krahasohen. Ismail Qemali përballë Berishës është krejtësisht botë tjetër, qeverisi për një kohë të shkurtër. Përshtypje më ka bërë largimi i tij, i ka dhënë madhështinë më të madhe atij. Nëse vlerësohen sot nuk bëhet për kohën, por për momentin dhe kohën e duhur në të cilin hodhi themelin e shtetit shqiptar. Sikur ai të mos ishte sot s’do të kishim Shqipëri, shqiptarët do të udhëtonin drejt Anadollit. Shumë erdhën pas tij por nuk ditën të largohen, e kam fjalën për pasardhësit e tij. Këtë e zgjidh vota sot por kur numërohet. Zgjedhjet sipas vlerësimeve kanë qenë më të mira se të mëparshmet, por asnjëherë të lira dhe të ndershme.

Ka pasur jehonë sot në atë sallë, deklarata e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë. Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?

Si projekt është diskutuar, por nën tavolinë, si projekt publik s’ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndjerë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqiptare e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive.

Do ta vazhdoni nëse vini në pushtet?

Ky projekt s’mund të ndalohet, s’ka arsyetim negativist, e bëjnë shumë shtete. Detajet nuk i di, di që ekzistojnë precedentë. Ky erdhi si një projekt i elaboruar. Por nëse marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Ne jemi kaq vonë, tani po ju them një projekt që s’vjen nga shteti, por biznesi dhe ky është Digitalb-i. Nëse flasim për nënshtetësinë kjo duhet të sihte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s’ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë ta ngre natyrshëm pyetjen se çfarë është? Ajo që di të them se 28 u kthye në opozicion. Në përgjithësi në opinionin publik shqiptar ishte e papranueshme.

Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. Pavarësisht anës teknike që e vlerësoj si ide, më duket e vonuar nga pikëpamja e protokollit. Ka elementë të natyrave të ndryshme që duan një reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe bravo i qoftë Doktorit, por në një vakum të tillë kjo ishte një shkreptimë që filloi me deklaratën e tij për hapësirën shqiptare që solli një pështjellim. Berisha ka shumë qëllime, por kjo jo me dhënien e shtetësisë, ka të bëjë me atë që e kanë ndjekur dhe pasardhësit e Ismail Qemalit.

Ajo që tha Berisha 100 vjet më parë trojet fillonin nga Preveza në Preshevë ishte një deklarim i drejtë në kontekstin historik, por pati nga ata që e akuzuan Berishën për këtë deklarate, ju a e aprovoni?

Në kontekstin historik është e drejtë, por ai si kryeministër s’duhet ta thoshte, megjithatë shqiptarët kanë festuar jashtëzakonisht mirë pavarësisht pjesës së tortës dhe deshve. A është i ligjshëm ky festim? Absolutisht po. Popujt e tjerë s’janë mësuar të na shihnin në këtë mënyrë madje janë të shqetësuar. Ne bëjmë deklarata bashkimi, por bashkim duke sjellë sovranitet.

Ne s’mund të themi që 100 vjetorin e pavarësisë s’ka pasur delegatë nga Çamëria, ama ka pasur 4 delegatë sepse është shkruar dhe në histori, Vlora s’ka qenë ky qytet që është sot, por është një qytet më i madh. Rajoni ynë ka një histori më të madhe .

Albanofobinë e Berishës i takon atij ta shpjegojë më shumë, por ai ka dashur të na japë një paralajmërim me këtë deklaratë, të paktën kjo është sipas logjikës sime.

Po aludoni që Berisha po shantazhon ndërkombëtarët duke thënë që nëse nuk jeni me mua unë mund t’ju bëj këtë gjë? 

Siç është problemi mund të jetë dhe zgjidhja e tij, në momentin që palët mendojnë kështu them se ka fituar Doktori. Një presion po bëhet, ka të bëjë me fenomenin e mos të mësuarit të statusit të Shqipërisë në rajon, vazhdon me statusin e Preshevës që është në presion, vazhdon me atë të Marrëveshjes së Ohrit të pazbatuar ende e me radhë. Është fenomeni i një tradite europiane, është pjesa e rruzullit tokësor që ka krijuar gjysmën e historisë së njerëzimit, që ruan fort traditën dhe sipas kësaj Beogradi është respektuar, këtë status të tij po e konkurrojnë statusi i Shqipërisë, Zagrebit, Prishtinës e me radhë. Gjuha që përdoret për serbët në BE është e ndryshme nga ajo që përdoret për serbët, të jemi realistë, ka të bëjë me një element të të pamësuarit me një fat të tillë, deri para pak kohësh ne ishim një seksion të harruar, jashtë hartës së saj. Shqiptarët s’janë më sot si kanë qenë, janë bërë pjesë e psikikës evropiane, por s’mund të themi se na ka bërë automatikisht të respektuar.

Ka filluar të krijohet një retorikë e tillë se Brukseli nuk po tregohet i ndershëm me Shqipërinë?

Unë mendoj se Shqipërisë duhet t’ia japin statusin sido që të jetë, kur ia kanë dhënë një vendi që u bombardua nga NATO dhe problemet që i ka sjellë rajonit. Opozita nuk ka bllokuar, është turp që ne jemi vend anëtar i NATO-s, Serbia s’është, Mali i Zi, Maqedonia nuk janë, s’mund të krahasohet Shqipëria me Bosnje Hercegovinën. Por Doktori kaloi nga një përulje në një kulminacion direkt, shtetësia. Pse, pse pas kaq kohësh, e deklarove këtë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve në emër të shqiptaro-fobisë. Problemet e qeverisjes nuk duhet të ngatërrohen me këtë çështje, s’mund të justifikohen problemet e brendshme me këtë.

Pse mos ta luajë edhe këtë kartë qeveria shqiptare, kur s’jemi kaq të pëlqyer për BE?

Si projekt duhet të ishte konkludiv. Sot kufiri Shqipëri-Kosovë është njësoj si të kalosh kufirin e Greqisë. Sot që flasim s’kemi një projekt të qenësishëm me Kosovën, kemi një marrëdhënie mes politikanëve dhe projektin e Rrugës së Kombit, por kjo mbetet projekt rruge nëse nuk lidhet me projekte të tjera për arsimin, historisë e me radhë. Të thuash fjalën bashkim ka shumë sfida, por ndryshimi duhet të fillojë këtu, tek secili.

A mendoni se ka një plan diku të fshehur në DASH, në ato vende që na kanë mbështetur që ndoshta në një moment të caktuar do të ndodhë?

Ajo që dua të them nuk besoj se ka një plan të fshehur që të bëhet pjesë e ndryshimeve. Ka një ndryshim në fibrën e faktorit shqiptar, më përpara ishte ilegjitim që e kishin krijuar vetë ata. Statusi i shqiptarëve ishte pranuar me zë dhe pa zë si një çështje e hapur. Sot që flasim nuk jemi në vitet ’90, Shqipëria ka një status të saj është pjesë e NATO-s, Kosova ka një status pothuajse të mbyllur në të qenit të saj si shtet, e thashë kështu deri sa ajo të bëhet pjesë e NATO-s. Protokolli i tretë ka të bëjë me shqiptarët e Maqedonisë, pavarësisht se çfarë mund të thuhet Marrëveshja e Ohrit është një protokoll ndërkombëtar që i bën shqiptarët pjesë të atij shteti. Protokolle shtesë sigurisht që mund të ketë. Sot Kosova po diskuton me Beogradin. Unë kam folur edhe me analistë rusë, dhe mendojnë se zgjidhja e vetme për stabilitetin e Ballkanin është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kjo nxitje nuk vjen se ata duan të mirën shqiptare, por kjo se diku fle diçka. Sot që jemi Serbia ka mbetur pa një dalje në det, sot ne na duhet të mbyllim dhe të jemi insistues, por shumë përcaktues në logjikën e protokolleve ndërkombëtare që kemi në dorë.  Me serbët kemi një problem të hapur, me Greqinë po ashtu, me Maqedoninë, Malin e Zi. Në gjithë këtë histori të bashkimit ne mendojmë hapin e parë dhe të fundit, se çfarë është në mes askush se thotë, bashkimi s’është vetëm dëshira jonë por ka edhe disa balanca të tjera. Këto janë skenare që diskutohen jo për të thënë mos këtë e mos atë. Sot të gjithë shoqëritë shqiptare një problem bazë kanë, marrëdhëniet me politikanët, një pjesë e tyre jo që luajnë rolin e dyshemesë, por duan të bëjnë çatinë, ti duhet t’i informosh në momentin që s’e bën, shqiptari kaq don.

Për fqinjët është më mirë një shtet shqiptar apo dy, ishin të tepruara deklaratat në Shkup?

Jo, absolutisht, ne s’duhet të kemi turp të festojmë. Ne duhet të ndjekim protokollet ndërkombëtare që kemi në dorë.

Keni lënë të kuptohet se për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë minoritet i Kosovës dhe ajo duhet të merret me ta, a bie ndesh me Kushtetutën?

Ajo Kushtetutë është kaq e filtruar sa na bënë edhe ne nervoz ndonjëherë. Presheva është një problem, por si problem ajo duhet të mbulohet nga Prishtina, nëse shikohet kjo si marrëveshje e Tiranës me Beogradin siç e kërkon dhe kjo do të thotë të kapërcesh Prishtinën. Aty është lapidari i UÇMB-së dhe kanë kërkuar të prishet, aty shkolla e Preshevës është më e madhja në Serbi.

Meta ka deklaruar rishikimin e figurave historike, ndër to edhe atë të Enver Hoxhës. Ka shqetësim për të shkuarën komuniste?

Kam përshtypjen se Enver Hoxha për historinë që ka krijuar është vështirë ta përdorësh si karrem. Mendoj se ne të gjithë i kemi hyrë procesit të pajtimit të vetës sonë me të kaluarën tonë, problem kontraverse. Historianët përdorin metodologji të ndryshme. Ka të bëjë me krijimin e një stature të historianit, unë s’e bëj dot këtë si politikanë. A duhet rivlerësuar? Si t’ia shpjegoj unë një djali të ri që ky burri me kapele është një kriminel, Hitleri i dytë. Ky krimineli ka thënë një shprehje në Konferencën e Paqes, s’kam ardhur këtu të më kërkoni llogari, më ka dërguar populli im t’ju kërkoj shumë gjëra. Këto çështje duhen parë në mënyrë logjike jo me dy të vërteta. Kjo jo për të harruar, por kujtesa duhet të ndërtohet mbi disa principe që ndan vlerën nga të pavërtetat.

Qëndrimi juaj për ikjen e Ahmet Zogun?

E kam shprehur me detaje në një shkrim timin publik.

Pse do të abstenoni për Prokurorin e Përgjithshëm?

Sepse procesi i nisur është antikushtetues. Për Llallën kam dëgjuar fjalë të mira nga kolegët e mi. Ina Rama ka punuar në një presion të madh, ka pasur guximin të nisë disa procedura që do të donin burra me dy r. Ne mund ta konsiderojmë për kohën që e ka drejtuar këtë institucion se më shumë ka mbijetuar sesa ka drejtuar. Zgjidhja e 21 janarit do të marrë rrugë në rezultatet e 23 qershorit.

A ndiheni i kërcënuar nga përqendrimi në një dorë të pushtetit?

Ne drejtohemi nga një njëri dhe ai është Sali Berisha.

Keni paralajmëruar për zgjedhje të paskrupullta në 2013?

Është shqetësim, në Shqipëri vidhen zgjedhjet. Ne e shohim si një ballafaqim parti-shtet.

Do i bindeni kryetarit që të jeni i katërti apo i pesti në Kukës?

Nuk do jem aty pa merak, do jem diku tjetër, në Korçë sigurisht. Ne nuk po diskutojmë si do të ndryshojë situata, por me strukturën tonë organizative se si mund të mbrojmë votat. Idetë për koalicione janë ende të hershme për diskutim, por këto vendime i takojnë kupolës drejtuese.

Ku do jetë Ilir Meta?

Nuk e di. Është në koalicion luajal me të djathtën.

Si do jenë zgjedhjet e 2013?

Zgjedhjet do të jenë një referendum, do të nxisin votuesit të marrin pjesë në zgjedhje nëse duhet ndryshimi apo duhet të vazhdohet kështu. Ky referendum do të ketë të bëjë edhe me një njëri që ka mbledhur në një dorë të gjithë pushtetet e vendit. Mendoj se Doktori është lodhur shumë, duhet të merret me rritjen e nipërve dhe mbesave.

Nëse fiton PS në këto zgjedhje, do të ishit i gatshëm të votonit për një kryeministër nga PS 28-29 vjeç?

Nëse do të ketë një 14 shtator në mes sigurisht që po. Por ai djalë nga unë do të s’kishte shumë këshilla, kujdes. Pas 8 vitesh e djathta duhet të shikojë shumë gjëra tek vetja, sidomos tek administrimi i shtetit. Marrëdhënia me shtetin këtu lë shumë për të dëshiruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.