Infeksionet seksuale, shkaktarë kryesorë të infertilitetit

Rritja e numrit të të prekurve nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, kequshqyerja, stresi, përdorimi i alkoolit e duhanit, por dhe ndotja e mjedisit apo rrezatimet janë shkaktarët kryesorë, që sjellin infertilitet. Drejtoresha e Materniteit "Koço Gliozheni", Rubena Mojsiu thotë se numri i çifteve, që nuk sjellin dot në jetë në rrugë natyrale fëmijë është mjaft i lartë në vendin tonë. Në vitet e fundit ky problem ka prekur afro 15 përqind të çifteve.
"Arsyet fillojnë që nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme të cilat tek femrat janë shkaku kryesor i pamundësisë për të lindur. Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, ta themi shumë trash, jep bllokim të tubave që do të thotë paaftësi për të konceptuar më pas. Mund të jetë dhe e re po ky është faktori që ndikon dhe nuk mund të ç'bëhet dot më. Gjithashtu është stili i jetës, stresi, droga, alkooli, duhani gjithashtu shkakton impotencë tek meshkujt", tha Rubena Mojsiu, Drejtoreshë e maternitetit "Koço Gliozheni".
Mojsiu thotë se edhe pse tashmë anomalitë fizike janë në raport të barabartë mes burrave dhe grave, burrat vazhdojnë të jenë më pak të kujdesshëm për tu kontrolluar dhe kjo vjen prej mentalitetit.
"Tanimë kemi filluar që ekzaminimin e parë e bëjmë te meshkujt, sepse janë më të thjeshta dhe vetëm me një analizë mund të arrish në konkluzionin që është apo jo i aftë të konceptoj. Ndërsa ekzaminimet që bëhen për pjesën femërore janë më të komplikuara, më ndërhyrëse, më të dhimbshme, janë intervente të cilat kërkojnë dhe kohë. Për infertilitetin shkaqet janë 50 përqind mashkullore dhe 50 përqind femërore", tha Mojsiu. Në konferencën rajonale, Fertiliteit i ndihmuar medikalisht - mjekësisa e së ardhmes është diskutuar dhe përmirësimin i bazës ligjore në vendin tonë për të futur në spitalet publike riprodhimin e asistuar. Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Adrian Ackia, tha se me fonde të BE, 6 shteteve të rajonit, ku bën pjesë dhe vendi ynë u është ofruar një shumë prej 1.3 milon euro, e cila do të përdoret për ngritjen e stafit, blerjen e apartuarave dhe fillimin ngjizjeve artificiale në instituconet publike shëndetësore.
Julia Bardhushi
Albanian Screen
Add new comment