I nxehti i lë vendin freskut, shi në zonat malore

Postuar në 09 Gusht, 2012 05:34

I nxehti përvëlues që përfshiu vendin tonë javën e fundit, ku temperaturat shënuan mbi 40 gradë Celsius do të largohet së shpejti për ti lënë vendin freskut. 

Parashikimi i motit ne BalkanWeb ben te ditur se nga sot temperaturat shënuan rreth 4 gradë zbritje, kurse duke nisur nga e premtja e në vijim, temperaturat do të zbresin ndjeshëm madje do të ketë dhe vranësira si dhe reshje lokale. 

Por nuk duhet të tremben pushuesit sepse në zonat bregdetare temperaturat do të jenë sërish favorizuese si për plazh dhe marrje të rrezeve të diellit. Në zonat bregdetare të premten dhe të shtunën temperaturat do të zbresin poshtë 30 gradë Celsius, do të ketë vranësira të pjesshme, por jo reshje të dendura shiu. Në këto zona pritet që temperaturat të pësojnë rritje me 1 ose 2 gradë Celsius rreth së hënës. 

Zonat malore dhe juglindore do të pësojnë brenda këtyre ditëve rënie të ndjeshme të temperaturave, me mbi 10 gradë Celsius. Kështu kush ka planifikuar udhëtime në Korçë dhe në Pogradec apo në zonat veriore të vendit duhet të marrë parasysh që temperaturat minimale do të jenë deri 16 gradë Celsius, do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata, ndërsa temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius. 

Dhe në këto zona pritet që nga dita e hënë temperaturat të shënojnë rritje me 4 gradë Celsius. 

Për më tepër klikoni tek parashikimi i motit në BalkanWeb ku me detaje mund të njiheni me motin 24 në 24 orë për ditën e sotme dhe 4 ditët në vijim për cdo qytet e krahinë në vend.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.