Has, vdes në aksident fëmija 8 vjeç, plagosen 2 persona.

Postuar në 09 Prill, 2014 13:28

Një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën dhe dypersona të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident tragjik ditën e sotme në Has. Sipas policisë dy automjete një i tipit “Benz” dhe një “ Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zaharisht. Uniformat blu bëjnë me dije se personat e plagosur dhe viktima i përkasin të njëjtës familje.

Një prej të plagosurve Adelina Meshi 36 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.