"Grexit", Samaras: Do ishte destabilizimi i BE

Kryeministri grek Antonis Samaras deklaroi se çdo dalje greke nga zona e euros do të ishte një "katastrofë", e cila mund të rrëzojë standardet e jetesës me 70 për qind brenda pak muajsh. Duke iu drejtuar një konferencë të organizuar në Paris nga gazeta International Herald Tribune, kryeministri grek kategorikisht përjashtoi çdo "Grexit"potencial.
"Ne e kemi përjashtuar tërësisht mundësinë e daljes nga euron. nuk është një opsion për ne, është një katastrofë. Fatkeqësi totale. Grekët kanë humbur tashmë 35 për qind të standardit të tyre të jetesës në pesë vitet e fundit. Nëse ata dalin nga euro e dinë se do të humbasin një tjetër 60-70 për qind nga nivelet aktuale në pak muajt e ardhshëm. Asnjë shoqëri nuk mund ta përballojë këtë dhe asnjë demokraci nuk mund ti mbijetojë"- tha ai.
Sipas Samaras një hap i tillë do të jetë shumë destabilizues edhe për Bashkimin Europian. Albanian Screen
Add new comment