Greqi, protestojnë policët. Zemërim kundër masave

Postuar në 27 Shtator, 2012 16:22

Pas grevës së përgjithshme që mobilizoi 70 mijë persona në Athinë duke paralizuar krejt kryeqytetin, protestat janë mbajtur gjallë nga shoqatat e paraplegjikëve, nga trupat e policisë e oficerët. Zemërimi i qytetarëve vjen kryesisht nga shkurtimet 12 miliardë euro që pritet të zbatohen në dy vitet e ardhshme dhe që do të prekin rrogat, pensionet dhe përfitimet sociale. 

Protestat e këtyre dy ditëve në Athinë konsiderohen si më të mëdhatë që nga maji i këtij viti, dhe ndër më masivet që nga koha e nisjes së reformave. Protestuesit kanë kërkuar nga Qeveria të mbrojë përfitimet sociale të personave me aftësi të kufizuar. Qindra prej tyre kishin ardhur në Athinë nga qytete të tjera në të gjithë vendin për t'u bashkuar me demonstratën, duke argumentuar se bëhet fjalë për një nga shtresat më vulnerabël të shoqërisë së cilës i duhet mbrojtur dinjiteti. 

Grupet e personave me aftësi të kufizuara thonë se mbështetja financiare prej 640 eurosh që marrin, del vetëm për koston e pajisjeve, ilaçeve dhe kujdesit infermierik për të cilat kanë nevojë dhe shkurtimet e Qeverisë prekin të drejtat e tyre për arsim, përkujdesje dhe punësim. Shkurtimet e reja në përfitime sociale janë më të fundit e një serie masash kursimi, të cilat, sipas qytetarëve grekë, i kanë shtyrë ata në prag të mbijetesës dhe nga ana tjetër, nuk kanë arritur të tranformojnë Greqinë për më mirë. Më herët, protestat u shndërruan në të dhunshme, kur manifestuesit u përplasën me trupa policore në Athinë. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.