FRESSH denoncon politikën në shkolla

Postuar në 21 Tetor, 2012 10:21

 

 FRESSH ka vijuar denoncimin për drejtorët e shkollave të mesme që sipas tyre kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar duke lejuar aktivitete politike të kryeministrit Berisha në to. 

Ardian Lali, drejtor në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, Alket Lugaj, drejtor në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier dhe Erald Dapi në Baldushk, sipas përfaqësuesit të FRESSH, kanë shkelur nenin 8 të ligjit parauniversitar që ndalon politikëbërjen në shkollë. 

FRESSH kundërshtoi se drejtuesit e shkollave e lejojnë këtë në kushtet e presionit të pushtetit, por sipas tyre për arsye të pastra politike. 

FRESSH ftoi prindërit dhe shoqërinë civile që të reagojnë bashkarisht për të ndalur këtë fenomen në shkollat shqiptare. top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.