Deputeti shqiptar në Serbi: Arrestimet, terror ndaj shqiptarëve

Postuar në 04 Maj, 2012 08:10

 Deputeti shqipar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, tha sot se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001 është “vazhdim i terrorit shtetëror” kundër komunitetit shqiptar. 

Halimi tha se terrori "filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës dhe se kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës. 

Sipas tij, nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve, më 6 maj dhe se veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. "Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, dukeluajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi për agjencinë serbe të lajmeve, Beta. 

Ai shtoi se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk janë më të sigurt në Serbi, edhe pse me përfundimin e konfliktit të 2001-ës, atyre i'u garantua amnistia. 

Halimi ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një kandidat për këshillin lokal, i cili është lënduar gjatë aksionit të policisë. "Ky është një vazhdim i procesit politik, që ka për qëllim presionin ndaj shqiptarëve të rajonit. Rezultati ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, ku vetëm në komunën e Medvegjës nga 5 mijë e 500 shqiptarë kanë mbetur vetëm 600”, ka thënë Halimi. 

 Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.